Home I pakategorizuar A ka tentativa për të mbjellë përçarje midis myslimanëve shqiptarë?!

A ka tentativa për të mbjellë përçarje midis myslimanëve shqiptarë?!

Nga Artur Nura

Ngjarje “modeste” po te lexohen me kujdes mund te sjellin shume mësim per te ardhmen dhe mos lejimin e ngjarjeve te renda jo vetëm ndaj një komuniteti te caktuar, por edhe gjithë shtetit, ne rastin shqiptar qe nga themeli i ndërtuar mbi baza laike. Ne fakt, këto dite ndërkohë që kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Skender Bruçaj dëshmoi ne sallën e Gjykatës ne Shqipëri, thjeshtë një letër këmbim zyrtar me Prokurorinë ndaj të pandehurve që e kishin thirrur per dëshmitar. 

Skënder Bruçaj ka qenë në fakt ne cilësinë e e dëshmitarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po gjykohen 9 imamët e vetëshpallur, të akuzuar për rekrutim të personave me qëllim për t’i dërguar në luftime dhe akte terroriste në Siri. Fjala, gjatë dëshmisë së tij është ndërprerë disa herë nga të pandehurit, të cilët nuk kanë kursyer as etiketime, si spiun i dërguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo e Izraelit! Pra, ndonëse dëshmia e Bruçajt nuk solli asgjë të re për çështjen, prezenca e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda duket se u shfrytëzua nga të pandehurit për të lëshuar akuzat ideologjike te ngritura me zë te larte nga ata, por qe duket se qarkullojnë ne ambiente te ndryshme publike dhe private ndonëse ne dimensione me modeste.
 
Zerat e tjerë thonë qe Komunitetin Musliman e kontrollon lobi Gylenist ne Shqipëri. Pra behet fjale per nje network i cili ka per themelues miliarderin, mendimtarin dhe politikanin turk Fethullah Gylen. Keto zëra shtojnë qe ky lob tashme është organizuar deri ne institucionet jo fetare te shtetit Shqiptar! Personalisht nuk marr dot persiper te them nëse janë te sajuara apo te vërteta supozime te tilla, por artikuluar kështu, kushdo qe është lexues i zhvillimeve gjeopolitike, e shquan qarte ngjashmërinë e akuzave qe ben pushteti absolut i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj opozitareve ne vendin e tij. Dmth, duke i akuzuar te gjithë kundershtaret si vegla te Imamit mendimtarit dhe opozitarit turk Fetthullah Gylen, ish mikut dhe partnerit te tij politik, sot kundërshtari me serioz i pushtetit te tij. 
 
Erdogan-xhamia-1Ne Tirane Erdogan i kerkoi publikisht qeverise shqiptare te mbyllte te gjithë rrjetin arsimor financuar dhe organizuar nga institucionet e Fethullah Gylen qe jeton dhe punon ne USA. Presidenti Erdogan premtoi financime me te mëdha per ti zëvendësuar ato/ata, ndërsa qeveria shqiptare me mjaft elegance nuk u be pjese e këtij debati politik te Turqisë dhe ju shmang përgjigjeve. Sigurisht qeveria shqiptare nuk ndërhyri dhe beri me te drejte asnjanësen duke demonstruar qartazi standard tjetër politik.
 
Por a mjafton kjo? Sigurisht qe jo. Duket qartazi qe ne territorin shqiptar e me gjere ne rajon ne kufijtë e ish Perandorisë Ottomane, ka qartazi përplasje te këtyre organizimeve politike turke qe nuk kane asgjë mirëfilli me Shqiptarinë. Por kjo nuk do te thotë qe kjo përplasje e tjetërkujt nuk e dëmton ketë te fundit, dmth Shqiptarinë. Ne Shqipëri edhe per shkak edhe te shoqerise dhe ligjit liberal operojnë organizata te ashtu quajtura humanitare, te çdo lloji te mundshëm qe parimisht duhen falënderuar, por… 
 
Para disa ditësh portali Boom.al dhe portali tjetër “Nacional Albania” publikonin akuza qe bënte njëra prej ketyre shoqatave ndaj Komunitetit zyrtar Musliman ne Shqipëri. Te dy portalet duke ju referuar edhe personave te caktuar te cilët kane patur kritika publike ndaj këtij institucioni krejtësisht te ligjshëm, por sigurisht jo imun, aludonin qe ka projekte per te percare myslimanet shqiptare qe, nëse janë te vërteta sado pak, ne këto kohe janë shume te rrezikshme.
 
Ne sigurisht kemi një shoqëri tolerante fetare, por kjo nuk na garanton se nuk do kemi kurrë probleme me baze fetare sic te ngjashme sollëm edhe ne fillim te artikullit, ku individë fanatike, një qëndrim krejt racional te këtij komuniteti e akuzojnë si te shitur tek USA dhe Izraeli. Dmth Jo Myslimane dhe shtete ku modeli i tyre është krejt perëndimor dhe, ku Feja dhe Shteti kane pushtete te ndara.
 
Shteti i ka te gjitha mundesite per te mos lejuar percarje brenda myslimaneve shqiptare e cila nëse ndodh, synohet krejtësisht per qëllime politike dhe jo shqiptare. Aq me pak fetare. Ne duhet te ruajmë modelin laik te shtetit, duke u kujdesur qe toleranca brenda komuniteteve fetare dhe nder komuniteteve fetare te ruhet sic ka qene historikisht nder shqiptare. 
 
rama xhamiaSot per fat te keq, personalisht nuk gjykoj dot nëse me arsye te drejta, apo te padrejta, ne kemi te vetmin institucion shtetëror te Kulteve pa drejtuesin e tij egzekutiv! Duhet domosdoshmërish dhe sa me shpejt te emërohet njeriu i duhur pranë kryeministrit tek Institucioni i Kulteve, i cili ka premtuar se do te mbështesë dialogun ndërfetar, por me sa duket ka “harruar” ketë institucion shume te rendësishem shtetëror. Drejtuesi i këtij institucioni duhet te jete Dialoguesi me i mire fetar e ndërfetar dhe ai duhet te jete sa me shpejte ne krye te detyrës shtetërore per te kontribuar ne konservimin e tolerances fetare tradicionale nder shqiptare.
Share: