Shkup, 13 mars- Profesoresha universitare, Adelina Marku përmes një postimi në profilin e saj në Facebook në lidhje me ngjarjet e fundit në RDK, i doli në krah Vesel Memedit, duke theksuar se i pafajshëm është vetëm Zoti, transmeton zhurnal.mk
“Mbi insinuatat se ish kolegu im në UEJL mund të qenkërka i shërbimeve sekrete?!?!?( Boll me këtë retorikë kompleksesh t`paaftësisë o burrani!) Janë të rrezikshëm ata që bëjnë zullumin dhe tërhiqen në pafajësi! Zullumngritësit duhet të kanë mbamendje….e të mbajnë përgjegjësi pikë për pikë!
Pafajësia është Hyjnore, zullumbërësit le mos i konkurrojnë Zotit tek shtirren të pafajshëm, vetëm Zoti është i pafajshëm! (Prandaj, edhe unë jam me faj, por zullum me ndërgjegje nuk të bëj! Kjo është jo morale, nuk është garë!)
Kujdes nga zullumbërësit, tani ngadalë do iu bien maskat…Mjafton të mendoni më thellë, më objektivisht! Ah edhe po, le të jem unë e para që do e them, Vesel Memedi mund të jetë çdo gjë, por vetëm njeri i shërbimeve JO!…
Prandaj, mjaft me të këtilla insinuatash klyshësh…tek po i shpallni garë pafajësisë! Nuk vritet lideri “me plumba qorre”! Bukëshkelja është mortore! Më vjen keq, por RDK-ja do pëson keq tek mundohet të na binde keq! Ose më mirë, RDK pësoi keq që sot!”, shkroi Marku, transmeton ZHURNAL.mk