Nga Dritan Shano
Edolf Rama instalon Rajhun e vet në Shqipëri. Dhe ne s’e kishim mëndjen. Ca pse kishim inate dhe mërira, ca se po shikonim Bidain.
Sot, policia e shtetit dhe ajo bashkiake, përdoren lirshëm si polici private kundër qytetarëve dhe lirisë së tyre, edhe pse nuk ka leje ligjore për betonizimin e parkut;
Uniformat që duhet të mbrojnë qytetarin tanimë, mbrojnë projektin personal, privat, të Erion Veliajt për betonizimit të Parkut të Liqenit;
Ushtrohet dhunë ndaj gazetarëve, ndaj shoqërisë civile, ndaj aktivistëve qytetarë dhe politikë;
Ka errësirë mediatike mbi protestën qytetare. Asnjë televizion nuk transmenton dhunën;
U bllokuan valët e celularëve që mos kishte pamje të dhunës së betonit dhe që të mbahen të izoluar qytetarë që protestojnë;
Vijuan arrestime me maska të qytetarëve nëpër lokalet e Tiranës.
Terror si në vitin 1945! Shqipëria e vitit 2016 që do të hyjë në BE, përjeton çdo sekondë, gjithnjë e më fort dhe drejtpërdrejt vendosjen e Rajhut të Ramës!
Agjitpropët pranë Rajhut Shqiptar duhet të kuptojnë se, të drejtat e shumicës e humbasin kuptimin kur nuk respektohen të drejtat e pakicës. Le më kur ato të drejtat dhunohen haptaz. Në këtë moment nuk bëhet më fjalë për demokraci por për diktaturë.
Me ç’duket tashmë kemi Edolfin tonë!