Home KRYESORE Aktori shqiptar i përbotshëm, Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar i përbotshëm, Bekim Fehmiu

Nga Suzana Tahiri

Tashmë kur nuk e kemi më midis nesh, kujtohet madhështia e aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut, që falë mjeshtërisë së tij artistike e lartësoi Shqipërinë dhe shqiptarët në mbarë planetin. Bekimi lindi në Sarajevë të Bosnjes më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd të Serbisë.

Rridhte nga një familje e fisme gjakovare, babai i tij ishte njëri prej mësuesve të përkushtuar të gjeneratës së parë të Kosovës dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Fehmiu spikat me filmin “Mbledhësit e Puplave” në 1966 dhe ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që luajti në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Personalitetet i padiskutueshëm në kinematografinë ballkanike, europiane dhe botërore, ai pati një jetë familjare disi të veçantë: u martua me Branka Petriç, me të cilën pati dy djem; u largua nga skena në 1987 kur ajo kishte nevojë për mjeshtërinë e tij, u vetvra krejt papritur dhe hirin e trupit të tij e la si amanet për ta shpërndarë në lumin e Prizrenit.

I famshëm që në gjallje, por më shumë i nderuar pas vdekjes, Bekim Fehmiu krijoi një galeri rolesh të papërsëritshëm në filmat: “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.

suzana tahiri2Po ashtu ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj, ndërsa ka interpretuar në mjaft gjuhë, mes të cilave: shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, romisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Share: