Home KRYESORE Amendamenti i Ligjit te Mediave “on Line” ne rrezik

Amendamenti i Ligjit te Mediave “on Line” ne rrezik

Nga Klodian Tomorri

Po ben nje ligj Ministria e Inovacionit qe thote pak a shume keshtu:

Nese nje gazetar ben nje shkrim ku i thote nje deputeti, ministri apo dhe kryeministri hajdut ose ndonje fjale tjeter te “pahijshme” si kjo, keta te fundit kane te drejte te ndihen te ofenduar.

Por jo vetem kaq. Nese zyrtari hajdut ankohet, gazetari eshte i detyruar te heqe urgjentisht shkrimin dhe nuk lejohet ta publikoje ate pa marre me pare leje ne gjykate. Nderkohe gazetari duhet te paguaje edhe nje gjobe 200 mije leke.

Po mire e supozojme se u miratua ky ligji. Nese nje minister merr 50 tendera publik (dhe kjo nuk eshte imagjinate) a kane te drejte gazetaret ta quajne hajdut apo eshte ofendim ky?

Amerikanet qe jane populli me liridashes ne bote ishin te paret qe e kuptuan se liria e fjales do ishte gjithmone e kercenuar nga qeverite dhe per ta mbrojtur e cimentuan ne Kushtetute.

Amendamenti i pare i Kushtetutes amerikane thote shprehimisht:
“Njerezit nuk duhen privuar apo pakesuar nga e drejta e tyre per te folur, per te shkruar apo per te publikuar ndjenjat e tyre; dhe liria e shprehjes, si nje nga bastionet me te medha te lirise, eshte e paprekshme”.

Shikoni ca mbrojtje i kane bere lirise se fjales.

Nuk duhet PRIVUAR,
nuk duhet PAKESUAR,
eshte e PAPREKSHME.

Ketu nje here ne gjashte muaj behet nga nje atentat i ri. Nje here del nje projektligj qe fuste ne burg gazetaret per shpifje, tani ka dale ky tjetri.

Share: