Gjykata e Arbitrazhit ka urdhëruar qeverinë shqiptare dhe institucionet e drejtësisë që të pezullohen hetimet ndaj pronarit të Agon Channel dhe biznesmenit italianin, Francesco Beccheti. Në dokumentet e siguruara nga SYRI.net pikërisht në pjesën e parë të vendimit thuhet:
Të pezullohet procedimi penal ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë çështje.
Të pezullohet ekstradimi ndaj të gjithë personave që janë të përfshirë në këtë çështje, deri në një vendim final të Kolegjit të Arbitrazhit.
Ndërsa në pjesën tjetër flitet për pezullimin e llogarive të italianit Beccheti në Shqipëri./Syri.net