Nga Artan Fuga
Interesante per studiuesit e shkencave politike dhe sociologet do te ishte te dinim se cfare perfaqeson ai nga shtresat shoqerore te vendit?
Do te ishte transparente te kishim disa statistika.
Sa antare te kongresit jane te punesur ne administrate qendrore dhe lokale, apo punojne ne sektorin publik, shkolla, spitale etj? Ka atje te perfaqesuar me shumice burokraci shtetrore apo eshte masa e qytetareve me ideale te majta?
Sa perqind jane bujq, puntore, tregtare te vegjel? Jane atje shtresa te gjera popullore apo jo? Apo jane “shtresa te mesme” qe ne Shqiperi nuk ekzistojne vecse minimalisht?
Sa perqind jane te papune?
Vijne ata nga ish famije me antaresi puniste apo kemi shtresa qe rishtazi ne keto 25 vjet kane pervetesuar ideale te majta? Pra sociologjikisht ka shume interes per kete radioskopi per qellime studimore nese kemi atje inerci apo krijim te ri politik gjate kesaj faze tranzicioni?
Sa perqInd e folesve ne seanca jane doktore shkencash, profesore, shkrimtare, pedagoge, mjeke, artiste, inxhinjere, poete, arkitekte, aktore, pra intelektuale?
Sa jane te rinj nen moshen 26 vjec midis kongresisteve dhe foleseve?
Sa perqind e intervistave jane dhene ne media gjate seancave nga deputete, ministra, zyrtare te larte, etj.?
Sa kane qene nepunes te larte qe kane diskutuar si perqindje? Pra u shprehen masivisht individet thjesht antare partie apo masa kolektive nuk artikuloi dot por vetem ndoqi propozimin per referendum bere nga establishmenti partiak ne nje votim jo te fshehte dhe madje pa u numuruar fare votat? Votat duhet te ishin numuruar qe te mbeteshin ne statistike sepse nuk u pyet : abstenues ka?
Me pickoi ne zemer kur nga presidiumi u tha:
Ata qe jane kunder te ngrihen ne kembe! Si mund te votohet me trup! Here e pare qe e degjoj ne politike.
Sa keq qe nuk kem mundesi t’i bejme keto studime sepse askush nuk jep statistika.
Propagande, ideologji, akuza, por ne na duhet edhe informacione per historine politike te Shqiperise. Nuk behet historia qesim…
Shume mire qe eshte menduar qe punimet te transmetohen ne tv per qytetarin, por qytetari ka nevoje te ndricohet, te njihet, me keto te dhena statistikore te sociologjise politike.
Gazetaret shtrijne doren me mikrofona dhe bejne te njejtat pyetje, kerkojne deklarata shabllone, por nuk kerkojne informacion. Drejtohen te nje rreth i ngushte “kaposh” dhe injorojne militantet bazike kur gjuajne deklarata neper koridore te pallati i bukur prej disa dekadash i kongreseve.
A jane te pergatitur tv shqiptare per te transmetuar direkt ngjarje politike, apo kthehen ne keto raste ne kamera dyqanesh, apo bejne rolin e instrumentave te propagandes te partive politike?
Ne kemi teknologji televizive, po a kemi gazetari politike ne kohe reale? Dhe nuk e kane fajin gazetaret.
Le te urojme qe ne kongreset e tjera te ps si edhe ato te partive te tjera si lsi, pd, pr, etj t’i japin keto statistika.