Home I pakategorizuar Berisha si besimtar kunder Soros dhe Edi Rames..

Berisha si besimtar kunder Soros dhe Edi Rames..

Për Sali Berishën, Xhorxh Soros, është një spekulant profesionist dhe mbështetës i Edi Ramës. Sipas Berishes në mes te tyre është një grua.

I pyetur nga Arian Çani (qe eshte qartazi i njeanshem politikisht) për mbështetjen që Xhorxh Soros i jep Edi Ramës, Berisha u shpreh: “Cherchez la femme” (një grua në mes). E kam pritur Sorosin kur isha kryeministër dhe ma ka pohuar një gjë të tillë. Nuk është e huaj, por etika nuk ma lejon t’i them emrin” u shpreh Sali Berisha.

Ai ka zbuluar dhe se çfarë i ka thënë Xhorxh Soros kreut demokrat në takimin e vitit të kaluar, në selinë e PD-së: “Jam i lumtur që Edi Rama është kryeministër” – mësohet t’i ketë thënë Soros Bashës, sipas ish kryeministrit Berisha.

Por sipas Berishes, Ramën nuk e shpëton dot Soros nëse do të ketë Revolucion Demokratik… duke treguar qartazi qellimin e tij qe tashme mund te thuhet padyshim eshte i ndryshem nga ai kreut demokrat Basha.

Duke folur për filantropin Soros, Berisha si besimtar publik tha se, ai kryen vepra për të cilat librat e shenjtë flasin se ato janë mëkate.

“Ajo çfarë kam thënë për Sorosin është që është kryespekulanti i Botës! Spekulimet e tij financiare jane legale, por po te isha une s’do ta lejoja. Veprimtarine e tij e denojne edhe Librat e Shenjte. George Soros nuk do te qendroje asnje dite ne Parajse me ate qe ben! Ai eshte gjoja mbeshtetes i shoqerise se hapur por ne fakt, ai eshte mbeshtetes i shoqerise obskure, te erret, mbeshtetes i klikave komuniste dhe i mbeturinave komuniste kudo ne bote” –  Tha ish-kryeministri Berishanë emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.

Share: