Nga Klodian Tomorri
Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote, i cili ne krizen me te eger ekonomike te 100 viteve te fundit, ka luksin te mbaje 100 milione dollare te pashpenzuara ne buxhet.
Sot qeverite kudo ne planet jane duke ndermarre reforma te thella per te nxjerre ekonomite nga kriza. Kurse ne kemi luksin te mos shpenzojme leket qe kemi ne buxhet.
Ne kemi parate, por nuk bejme investime. E njejta histori. Ne fund te vitit vershojne leterkreditet. Paguhen kompani private nga thesari per pune te pakryera qe te duket sikur jane realizuar investimet. 50 per qind e investimeve vjetore behen ne vetem dy muajt e fundit. Dhe kjo cenon eficencen e investimeve publike.
Eshte e qarte se qeveria ka nje problem me realizimin e investimeve. Dhe kalimi i tyre sa nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomise, pastaj prape tek Ministria e Financave vetem sa e ka bere edhe me keq punen.
Buxheti duhet te ishte aktiv per te mbeshtetur ekonomine. Privatet jane te te trembur, te pasigurte. Druhen. Vetem qeveria e ka luksin te shpenzoje ne kohe te zymta pa patur frike.
Ktheni leket mbrapsh taksapaguesve tha njehere Reagani kur administrata amerikane nuk i shpenzoi dot te gjitha parate e taksave…