Home KRYESORE Çka bisedoi zyrtari i lartë amerikan me liderët shqiptarë?

Çka bisedoi zyrtari i lartë amerikan me liderët shqiptarë?

Zhvillimet politike në vend dhe rajon, angazhimi i SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në NATO si dhe implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës kane qenë temë e bisedimeve në takim mes krerëve të BDI-së dhe PDSH-së me zv.ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Hojt Brajan Ji, informon MTV në gjuhen shqipe.

Zgjedhjet e 5 qershorit duhet të jenë të lira dhe demokratike, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me diplomatin amerikan. Një nga momentet kyce në demokraci janë protestat, agto janë shtylla e demokracisë, tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, duke u përgjigjur në pyetjen nëse protesta e partisë së tij e paralajmëruar për sot pasdite mund ta rrezikojë situatën e sigurisë në Maqedoni.

Deklaratën Ahmeti e bëri pas takimit me zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Hoyt Yee, i cili po qëndron në Shkup për t’u njohur me rrjedhën e implementimit të marrëveshjes politike dhe përgatitjet rreth zgjedhjeve të 5 qershorit.

“U pajtuam që zgjedhjet duhet të jenë të besueshme, të përmbushura të gjitha standartet, të pakontestueshme as kombëtarisht as ndërkombëtarisht. Nuk është biseduar për të shtyrë zgjedhjet, është biseduar që të gjithë të kryejnë detyrat e veta që ju takojnë, nga partitë politike, nga KSHZ dhe zgjedhjet të jenë të besueshme, partitë politike mos ushtrojnë dhunë dhe frikë nga votuesit. Mendoj se këto do të jenë zgjedhjet nga më të monitoruarat që janë zhvilluar deri më tani në Maqedoni”, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaci, në takim me diplomatin amerikan ka shprehur skepticizmin e tij për sa i përket krijimit të kushteve të nevojshme për zgjedhje të lira demokratike. Sipas Thaçit, javëve të fundit nuk ka pasur asnjë rezultat konkret nga bisedimet politike.

“U dakorduam bashke se argumenti kryesore qe ne japim ne dore aleatëve tonë të vërtetë SHBA që ata të lobojnë për Maqedoninë që ne të jemi pjesë e NATO-s janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike që tash më duket se do të mbahen me 5 Qershor. Nga ana ime u shpreh skepticizmi se ne nuk kemi lëviz fatkeqësisht në çështjen thaci me amerikanine kushteve që kanë të bëjnë për zgjedhjet fer, korrekte dhe demokratike, dhe poashtu e sigurova se ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë konstruktiv si Parti Demokratike Shqiptare drejt këtij procesi edhe pse shumë gjëra nuk na pëlqejnë dhe i gëlltisim, por ajo kryesorja pse ne i bëjmë këto kompromise është se ne jemi skajshmërisht të përcaktuar që Maqedonia nuk ka rrugë tjetër dhe alternativë tjetër përveç NATO-s dhe Unionit Evropian”.

Sa u përket tensioneve ndëretnike të shkaktuara kohëve të fundit, Thaci tha se për këto cështje, duhet partite në pushtet të zhvillojnë betejë poltike, me qëllim që të mos lejojnë hapsirë ku do të provokohen qytetarët.

Në pyetjen nëse aktivitetet e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të shkaktojnë një krizë më të thellë të sigurisë në vend, Kryetari Thaçi deklaroi:“Nuk beson në atë, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë”,/ Gazeta FAKTI.

Share: