Home KRYESORE Deputeti dhe Neni 73

Deputeti dhe Neni 73

Nga  Ba.Phil / Ma.Phil  Blerta Haxhiaj

 

E bazuar në kushtetutën e Republikës Së Shqipërisë – Neni 73 pika 1.  (Ndryshuar me ligjin Nr. 88/2012) rrjedhimisht është e shkruar se :

  1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes (….).

TOK – TOK – TOK – Kush është? Jam Kushtetuta!

Shpeshhere kemi hasur në dhunë verbale dhe atë fizike në institucionet tona shtetërore dhe private, mirëpo përsa i përket Parlamentit i cili është një nga institucionet supreme në Republikën e Shqipërisë është vazhdimisht në fokus dhe nën syrin tonë duke përcjellë punimet e seancave parlamentare. Ne jemi Republikë Parlamentare, shtet unitar dhe i pandashëm,  ku qeverisja bazohet mbi zgjedhje, me vullnet të lire, Populli është Sovran, ky popull këtë sovranitet e ushtron përmes përfaqësuesëve të tij që vetë ai i përzgjedhe, ose drejtëpërsëdrejti. Këta përfaqësues ndryshe quhen Deputetë, deputetët i binden Kushtetutës si ligji më i lartë Suprem në Republikën e Shqipërisë, vetë fjala Kushtetutë ose ndryshe të kushtëzon, të urdhëron dhe duhet që t’i bindesh asaj, duhet ti bindesh Kushtetutës.

Shpesh hasim në dhunën verbale dhe mund të themi që nuk jemi të vetmit si model për tu marrë shembull, që përdorim një dhunë verbale në këtë institucion sepse kemi fqinjët tanë dhe në tërë botën që ka raste të tilla, ku në raste të caktuara degradojnë në dhunë fizikë të shtyrë nga rrethanat dhe motivet e  ndryshme. Mirëpo këtë dhunë verbale dhe fizike shpeshherë populli nuk e kupton dhe tërë këtë e le në ndërgjegjjen e tyre individuale, ose në shprehjet e ndryshme jo të përshtatshme për vendin dhe postin që zotërojnë.

Nganjeherë quhen guximtarë, herës tjetër burracakë disa i quajnë të pamoralshëm, disa të tjerë, që nuk kanë dinjitet për postin e tyre, ose ndryshe duke paraqitur diskrimin gjinor (edhe pse është 30%) mirëpo kjo i takon opinionit të secilit përsa i përket interpretimit të këtyre rasteve që në të shumtën e kohës tingellojnë si pjesë gazmore. Nuk ndryshojnë njerëzit mirëpo ndryshon vendi ku një komunikim i tillë zbatohet. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjerëtsueshme dhe të padhunueshme që qëndrojnë në themel të të gjithë rendit JURIDIK. Të drejtën e fjalës e zotëron çdo shtetas i një vendi ku aty sundon sistemi liberal – demokratik – vullnet i lirë. Që ti rikthehemi nenit 73 pika 1 sëpari duhet të kuptojmë dhe mendojmë se ky Nen është formuluar nën parimin e fjalës së lirë, ku përmes përfaqësuesëve tanë ne mund të shprehim shqetësimet tona dhe problematikat tona, pa degraduar në dhunë verbale apo banale. Pra deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend – si pasoje e parimit te fjalës se lire. Dhe kjo nëse keqpërdoret është në ndërgjegjjen e tyre individuale dhe përsonale.

John Stuart Mill një mendimtar me një infulencë të madhe në historinë e njerëzimit duke dhënë kontributin e tij në shoqëri, e merr konceptin e lirisë dukë e justifikuar lirinë individuale duke treguar se si vetë-motivimi duhet praktikuar pa dëmtuar tjetrin, si utilitarist ai ka lënë një sëre veprash që duhet lexuar e rilexuar ku njëra nga ato vepra është “Mbi Lirinë”.

Aty J.S. Mill mbron të drejtën e fjalimit të lirë ku ai argumenton së një diskurs i lirë është i domosdoshmë si pjesë e shoqërisë, për një progres intelektual dhe social, ku një opinion i pashprehur nuk është i thënë se patjetër duhet të mbajë një të vërtetë, apo ku opinionet false janë produktive, benefite të kërkimit dhe zbulimit të së vërtetës janë  një rrugë apo metodë për një dije të mëtutjeshmë, ai bile argumenton edhe kur një opinion është fals, e vërteta mund të jetë e kuptueshme në mënyrë më të lehtë duke refuzuar një gabim, dhe kur opinionet nuk janë komplet të vertëtë apo false, atëhere shprehja e lirë lejon që të futen variacione të ndryshme për tu verifikuar ato.

Për fjalimin e lirë në fushën e politikës ai fillon duke e cilësuar si një komponent kritik, si përfaqësues i shtetit duhet që të zotërojë aftësinë e debatit publik. Fjala e lirë gjithashtu shërben dhe për rritjen dhe lejimin e vetevetës dhe vetë-realizimit ku Mill e cilëson si një metodë jetësore për të zhvilluar talente dhe për të realizuar potencialin dhe kreativitetin e personit.

Shoqëria jonë nuk ka mungesa të individëve që vuajnë nga frika e fjalimeve, përkundrazi jemi shumë të apasionuar dhe të talentuar, dhe kemi shumë mundësi për të shfaqur talentë të tilla në publik, ajo nuk konsiston vetëm në shfaqjen e saj mirëpo dhe në bindjen e atyrë që na degjojnë, ku kjo vjen komplet natyrshëm.

Duke analizuar parimet e Mill kjo të kujton tabelen e famshme të Vlerave, kemi dy Vlera të Vertetësisë, ne ose Pohojmë ose Mohojme, tabela e vertetësise na mundëson variabla të ndryshme për të transmetuar atë që kemi si qëllim të arrije të bashkebiseduesi/it.

Vërtetë Vërtetë Vërtetë
Vertëtë False Vërtetë
Vërtetë False False
False Vërtetë False
False Vërtetë Vërtetë
False Falsë Falsë
False False Vërtetë

parlamentiDeputeti si person dhe individ në vetëvetë nuk ka asnje faj dhe nuk mban përgjegjësi për gjuhën verbale agresive  sepse së pari është i mbrojtur nga ligji dhe kushtetuta së dyti është i mbrojtur nga pushteti dhe së treti në e kemi zgjedhur vetë për të na përfaqësuar dhe ndihmuar neve Popullin … nga vlerat e mësipërme të gjitha janë valide dhe të praktikueshme, çështja është të individualiteti se si duhet të i’a dalim mbanë për të mbrojtuar interesat tona. Neni 73 është i bazuar mbi prarimi e fjalës së lire dhe në si shtetas dhe sovranë duhet ta ushtrojmë atë. Këtij parimi i nënshtrohen ata që gezojnë imunitet dhe mbrojtje nga ky institucion dhe ky Nen ushtrohet brenda hapësirës së parlamentit prandaj çdo gjë që thuhet apo daklarohet jashtë këtij institucioni penalizohet dhe duhet të argumentohet. Pa humbur linguistikën agresive të anëtareve tjerë në Kuvend ku dhe ata mbajnë përgjegjësi për moderimin e tyre gjuhësor. Jo vetem Deputeti por edhe Shteti.

Sokrati kishte të drejtë se “nuk ka ligje të padrejta mirëpo janë njerëzit që i bëjnë ato” .

Share: