Home I pakategorizuar “Perqasje” edhe ne ekranin e “Adria Net”

“Perqasje” edhe ne ekranin e “Adria Net”

Revista elektronike Perqasje.com filloi nje bashkepunim ne televizionin analog AdriaNet nga ku gazetari Artur Nura rikthehet ne ekran me emisionin e tij “Perqasje” i cili do te tentoje tu jape ze dhe figure interesave te eklipsuara nga pushtet te ndryshme ekonomike dhe politike ne Shqiperi. Cikli i ketyre emisioneve filloi te merkuren ne oren 21.00 duke trajtuar problematikat e Rrjetit Televiziv Kabllor dhe valore ne Shqiperi.

Ne studio e gazetarit Nura ishin kryetari i shoqates te Rrjeteve Televiziv Kabllore ne Shqiperi z. Edmond Isaku dhe avokati i kesaj shoqate Alket Doda te cilet i bene me dije teleshikuesve te AdriaNet qe ata plotesojne nje detyrim kushtetues te shtetit ndaj qytetareve te zonave ku sinjali televiz i kanaleve te ashtu quajtura kombetare nuk shkon!

Kete detyrim kushtetues te se Drejtes se Informimit qe sipas ligjit, duhet ta garantoje shteti, e benin te mundur keta televizione kabllore dhe valore te cilat jane plotesisht te ligjshme dhe paguajne ne vazhdimesi taksat dhe detyrimet e tjera ligjore ndaj dy kontenteve DigitAlb dhe Tring plus 5 shoqatave te se drejtave te autoreve.

Z. Isaku si perfaqesues i shoqates qe mbulon interesat e 40 televizioneve kabllore dhe valore ne Shqiperi kritikoi menyren arbitrare te autoriteteve dhe kompanive televizive ndaj ketyre sherbimeve qe ata u ofrojne qytetareve te zonave te caktuara kryesisht rurale. Isaku tha se tashme shoqata eshte ftuar ne Komisionin parlamentar te Mediave per ligjin e se Drejtave te Autorit dhe se zeri kesaj shoqata nuk mund te injorohet me.

Avokati Doda tha se e drejta e informimit eshte e garantuar nga neni 23 dhe 23 i Kushtetutes e Shqiperise, por ajo nuk ezaurohet nga shteti dhe kanalet televizive kombetare, por vetem nga sherbimi e televizioneve kabllore dhe valore te cilet u ofrojne te gjithe shtetasve shqiptare te gjitha programet e nevojshme dhe, sipas avokatit Doda ata ne shume raste paragjykohen dhe penalizohen pa te drejte.

Gazetari Nura premtoi se ky cikel emisionesh do te trajtoje kete problematike qe sapo nisi, por do te vazhdoje duke e trajtuar ne te gjitha dimensionet dhe grupet e interesit dhe ne menyre te vecante autoritet shteterore. Emisioni do te jete direkt cdo te merkure ne oren 21.00 ne AdriaNet.

Shenim: Emisioni i plote mund te shihet ne ketu

Share: