Home KRYESORE Druri ka dalë nga stufa…

Druri ka dalë nga stufa…

Nga Luan Kurti

Kishim dëgjuar që druri ka dalë nga xheneti. Por në Dibër, në Ostren, doli nga stufa. Mësuesi u hyri dorë nxënësve, ua bëri kurrizët më të butë se barqet. Kjo për faktin se rakia e rrushit kishte qëlluar me ure dhe i shkaktoi mësuesit diarre. Por edhe ata piskuriqët drejt e në seksion. Por pse nuk paska të drejtë të pijë mësuesi? Nuk është njeri ai? Pastaj mësuesi në fund të fundit është në katedër dhe jo në timon. Nxësnësit i kanë zënë rrugën dhe në vend që t’i shtypte ua sëlloi me parkolp. Vini semafor në klasa të kam rixha!

Share: