Home KRYESORE Epoka e “mendimtarëve” pa mendim e mënd .

Epoka e “mendimtarëve” pa mendim e mënd .

Nga Eni Bitraku

Te ashtequajturit mendues po risjellin Frojdin dhe Niçen e vdekur duke u orvatur me utopi te kaluara te kohës . Eshtë për të  ardhur keq mburja që na zotëron si bashkësi e shumatoreve të përçara .
Sot e gjithë bota ka hyrë ne epokën e ekstremizmit duke ushqyer egoizmin. Sa me egoistë më  pak shërbetorë civilë .
Ky është nje sistem qe pamundëson Paqen ,si dhe te drejten natyrore per te jetuar. Sot qënia njerzore po lufton po perjeton dialogun e ashper,mungesen e besimit dhe te alternatives, luften midis cilësores dhe sasiores, mosbesimit ne Zot, e për pasoje ekstremizmin si mjet presioni dhe rrevanshi .
Sot të gjithë perjetojmë mungesën e urtise te shëndetshme e njerëz te perëndishëm e per pasojë ekstremizmi ushqen ato vatra te sëmura me infeksionin e varfërise dhe prapambetjes .
Sot institucionet ndërkombëtare përballen me sfidën e ekstremizmit e cila po zëvëndëson dialogun me dhune ,besimin ne lufte ,alternativen  ne ngërç .
Ekstremizmi eshte I kudogjendur dhe I lulëzuar edhe në shoqëritë e pazhvilluara dhe te prapambetura. Ai është nje mekanizëm qe orientohet drejt “muskjuve” dhe Jo arsyes .
Ne vend te arsyes te shëndetshme e kolegjiale ushqehemi cdo ditë nga “ego muskujt ” per te rivitalizuar edhe nje here te keqen dhe unin e paarsyetuar .
Ekstremizmi nuk pyet rracë,fe,gjini,kombe ,ngjyra ,territore . Ajo qe sot po përballemi është qe ne nuk po gjejmë fuqi per ti dhene kuptim ekstremizmit te miresise paqes, vleres, dashurise,dialogut rraces ,etnise .
Ekstremizmi sot po lufton ligjin e perkatesise .Gjithçka ndodh për nje arsye .Ekstremizmi I parsyeshem e malinj ka detyruar luftra edhe sot me pasoja humanitare ne bote .
Të nderuar lexues bëhuni ekstremistë të paqes dhe mirësisë, ekstremiste te dialogut dhe besimit ,luftoni për më shumë “ndërgjegje”.
Bëjeni luftën e mirë duke përmbysur dëshirën . Dilni nga zona e rehatisë dhe mërzisë. Dilni nga fllucka e ekstremizmit modern duke përqafuar urtine dhe perëndishmërinë .
Share: