Home KRYESORE Etika dhe profesionalizmi ne media sipas Alma Lama

Etika dhe profesionalizmi ne media sipas Alma Lama

Nga Alma Alma

Pa dashur te perfshihem ne ndonje debat aktual, po i them dy-tre gjera ne lidhje me etiken dhe profesionalizmin e mediave ne Kosove, duke pasur parasysh se ka perjashtime.

Se pari shumica e gazetareve e kane keqkuptuar profesionin qe ushtrojne. Madje disa mendojne se ata kane te drejte te shkruajne gjithcka, saktesisht gjithcka; nese iu terheq verejtjen per shkeljet etike dhe profesionale qe bejne, refuzojne kategorikisht te permiresojne gabimet; nese keto verejtje ua ben dikush qe eshte ne politike, e konsiderojne veten “te shenjte” ne raport me politikanin, vetem pse ky i fundit merret me politike.

Kete e them nga eksperienca personale. E pra te shenjte te ben etika dhe profesionalizmi, dhe parimet nese i ke e i respekton, jo fakti qe ben nje profesion te caktuar, sepse sic ka politikane te korruptuar, ka dhe gazetare te korruptuar, sic ka gazetare parimore, ka dhe politikane parimore.

Se dyti, ndersa per problemet e nivelit profesional, kam folur shpesh, prej momentit kur kam hyre ne politike kam kuptuar edhe nje problem tjeter te madh te medias ne Kosove: mungesen e humanizmit!

Serish nga eksperienca personale: si pasoje e shumices se mediave te cilat pa pike etike botonin pacavuret qe vinin nga grupe fetare, qe me kane fyer me fjalet me te ndyra qe mund te imagjinohen, qe me shpallnin refugjate ne vendin tim etj, kane nxitur nje urrejtje fetare kunder meje te paimagjinueshme, duke u shnderruar kjo ne sulme te pafundme sot e kesaj dite, jo vetem per mua por edhe per familjaret e mi.

Mediat, gazeta televizione e portale, pa piken e humanizmit u rreshtuan per tu bere megafone te ketyre grupeve, duke i faktorizuar ato, dhe duke prodhuar nje realitet dramatik, i gjithi i ngritur mbi shpifjen se une jam kunder fese islame. Ne te vertete une, bera vetem detyren e deputetit, ngrita zerin per te mbrojtur vlerat e demokracise liberale, dhe te drejtat e grave qe u cenuan nga keto grupe, duke besuar se jam zgjedhur per te perfaqesuar interesat e popullit.

Si pasoje e mungeses se humanitetit, per agjenda te tyre apo per klikime me shume, shume prej mediave nuk pranonin t’i hiqnin pacavuret kunder meje kur i therrsja ne telefon, e as komentet me te ndyra qe me kane bere te perjetoj INKUIZICIONIN, e seriozisht te mendoj LARGIMIN nga Kosova per shkaqe sigurie.
Kulmi ka qene, se mire qe i botonin, por mua nuk me jepnin as hapesire per t’i pergenjeshtruar, qe eshte minimumi i detyrimit profesional gazetaresk.

Kaq per sot. Do te vije dita kur do te flas gjeresisht dhe ne menyre te faktuar per kete pasi i kam mbledhur materialet.

Para se ta mbyll, dua te them se kam pasur edhe nga ato gazetare qe me jane gjendur prane sepse besojne ne vlera te njejta. Kete here pa emra.

Share: