Home KRYESORE GRETA GARBO DHE E DASHURA E HESHTUR E MIGJENIT

GRETA GARBO DHE E DASHURA E HESHTUR E MIGJENIT

Botohet për herë të parë!

“Ne ate kohe s’duhet me e dite se ishe e bukur se te hajshin dreqnit! Milloshin, pse me e mohue, e kam dashte me locke te zemres. E kam dashte! E pse me e mshef?”

Nga Roland Gjoza

Qershija e lulezuar
New York, USA, 2016

Tete vjet ne Puke, ne moshen me te bukur, 24 vjec, me nje liber me poezi te botuar 18 vjec, me nje mallkim, thuaj me mire. Puka, nje qyet 840 metra mbi nivelin e detit, me nje rruge te vetme, qe pershkohej per pese minuta, me pese kafene, tre restorante, nje berberane, nje kinema, nje muze, ai I Migjenit. Nuk po zgjatem shume, se pikerisht kete doja te spikatja, muzeun, ish shkollen ku kish dhene mesim Migjeni, qe tani I binte te ishte ne nje moshe me mua. Dy a tre shkalle kishte ajo shkolle ku ulesha nganjehere, pergjithesisht ne muzg, kur dilte hena, apo kur binte bore dhe vetmia ndjehej me shume. Atje brenda ishte dhe ajo kinse dhoma e pershtatur per poetin, ku kishte nje krevat, nje pasqyre, nje raft te vogel, nje tavoline, nje karrige, nje dollap per rrobat, dhe aty ne mure ishte Carli Caplini dhe Greta Garbo, ne korniza te praruara, me gdhendje, po ishte dhe nje gozhde per peshqirin qe nderrohej shpesh.

Te xhami i dritares feshferinte dhe kerciste ndonje dege, qershia, qe atij i jepte nje ngushellim te cuditshem. Aty ne ate dhome mesova prej Daves, nxeneses time, se gjyshja e saj shkonte dhe e pastronte ate dhome, madje nje detaj qe me beri fort pershtypje u ruajt gjate ne kujtesen time dhe nuk u shenua askund, si prej pengimit te nje dhimbjeje. Ishte poeti me I madh per mua dhe fakti qe vdiq aq I ri, sikur me benin me turp. Nuk e di pse e kisha kete ndjesi. Ndoshta ngaqe e kalova moshen e tij dhe s’vuaja nga ndonje semundje vdekjeprurese.

Eshte gjalle gjyshja? Po mesues, doni ta pysni per dicka, patjeter. Ishte nje e moshuar e rregjuar, me nje shkop ne dore, e perthyer pothuaj, sikur behej gati te nisej per poshte, me nje pengim prej Daves. Keshtu besoja. Ate mbese kishte, ate fillikate, sic shprehej me nje aht zemerndrydhes qe zoti se kish bere me shume mbesa e nipa. Me tha Abdullahu qe t’i pastroja dhomen se do te vinte ne pranvere. C’me pastrue, ajo ishte bore si bora e pare. E kish pastrue vete para se me shkue, vec sa ia kam perkedhele teshtat; nji kostum dopio pete per ceremoni, dy kravata te kuqe, dyzina me shami mendafshi qe vijshin ere me te turbullue..nje pale kepuce fringo te reja veshe a jo dy tri here, kepuce shollet, e c’me kujtue tjeter..paster, paster, si me hy ne nji dhome te porsa martuemish…

U ula te karrigia e papritur pashe veten ne pasqyre..ku ku, thashe e me erdhi per te qeshe..ishte marre me pa veten ashtu zhelamane..e vetmja qe s’shkojsha ne ate dhome. Vesh pa vesh, zdrale pothuej, po vec e bukur kam kene..e them per here te pare, mesues se ti me kupton..Ne ate kohe s’duhet me e dite se ishe e bukur se te hajshin dreqnit! Milloshin, pse me e mohue, e kam dashte me locke te zemres. E kam dashte! E pse me e mshef? E kuptova qe edhe ai m’simpatizote, ashtu kinse po me falenderonte..anipse e dijsha se po turbullohej fort..Isha vetem, kuptohet, kisha kureshtje me dijte per intimitete..Mbathjet, ia pashe, dhe ato te palosuna, tutlue me parfum, nji cen s’i dallojshe, ishin perdore a jo…

M’lendoi kjo, a ish femen a mashkull..se isha mesue me i gjete teshat e burrit te shkoklueme, hidh e prit andej e kendej..I pashe letrat, i preka nji stilograf, me nji maje prej florini, keshtu mu duk, dhe ajo letra qe i preka qe tjeterlloj e i lexova dicka, nuk e harroj, shkruente; Abdullah, thuej te ma pastroje mire… Ishte per mue. Po une dijsha me e lexue ndryshe; thuaj me mi prek…

A ishte vertet kjo? E marume kam qene, e lanme krejt..uf!..tash po i them.. e tu ia preke teshat zene se e preka ate..Pastaj shkrute; Do ta shperblej.. Kjo m’vrau..s’kerkojsha pare prej tij, po vec nje veshtrim e aq zemra jeme bahej zog. Tash e kisha qyqe..Me kishin thane se ishte shtrue ne nje sanatorium te Italise se vuante prej mushknive…

Si iu ka mush ajo qershia te dritarja, sa here vinte pranvera me drandofille, se shpesh e shifsha atje tuj mendue, me ndoj lule ne dore..Erdhe? me thoshte buzagaz me ato mustaqe spice e me synin zjarr. Donte me u cue me me dhane doren e une s’e lajshe. I qeshsha dhe une me nji gaz qe ate e ka habite. Ia hyjsha me themel asaj dhome, po c’me i hy, ju thashe, zotni, aty sikur kishin kalue naten e pare dy te porsamartuem..Kur e gjejsha vetem ne dhome, me zgjaste doren qe e kishte perhere te nxehte e me afrote me dashni, po jo me te keq, se keshtu bante dhe me njerezi, po ma vone nuk e bante ma, qysh atehere kur i lajsha kravatat dhe kemishat me njolla gjaku.. vuente i shkreti..ishte semunde…

Perhere me jepte ka I dicka, edhe pare me ka dhane, per me ble dru e pishe per zjarrm..Une I blejsha per nxanesit e per te e ai e dinte kete, po s’bezajtte..Ma vone mora vesh se ai vdiq. Nje dite Abdullahu me takoi e me dha paret. C’jane keto? I thashe. I ke per ate dite qe i pastrove dhomen! Te ka shenue dhe ty ne kete liste qe me erdhi me poste..S’ka lane asnji borxh pa shly..merri, kush nuk ka nevoje per pare?

E c’i bana do te thush ti, mesues! I bleva qirinj e u luta per shpirtin e tij, per ate fatzi, qe me la ne shpirt nji kujtim shume te bukur. Ishte per tu dashte! Ia kam rujte ate dhome per nji kohe, se Abdullane e transferuen dhe drejtori I ri, ishte krejt ndryshe, nuk i hyjshin ne sy hollesina te tilla, kisha frike se po vijshin dore mbi rrobat e tij, i futa ne nji arke e i cova ne shtepine teme e kur erdhen motrat, ua kam ngarkue deri te makina, vec Greta Garbon nuk ua dhashe, atehere nuk e dijsha se ishte aktore, kasha xhelozi per te e nuk ua dhashe, po s’i bana gja, as e hupa, as e grisa, po e kam fshehe…

Migjeni-dhe-LetersiaE kishte nji te dashtun aq te bukur e aq..e shikojsha kaihere, e shikojsha e thojsha se shkojshin bashke..e kur mora vesh se ajo ishte aktore dhe ai e pelqente fort, mu keputen do tela ketu mbrenda, kam qeshe e jam mahite me veten..Ca gjana u kthyen prap e ca te tjera mbeten ne shkolle, e dolen kur u hap muzeu, e une jam paraqite ne komitet e kam thane; mos caktoni pastrues ne muze, e baj une pa pare.. dhe e bajsha kete pune per qejf, vetem prej asaj dhome ku kam provue ndoca ndjesina te mshefta.. Po Greta Garbon nuk e dhashe..e kam respektue, ishte gruaja e tij e andrrave..se ai s’pati grue!

Botohet për herë të parë ne Klarabudapost

Share: