Home KRYESORE Haga-zhgenjim i madh.

Haga-zhgenjim i madh.

Nga Gani Elezi

Sot,Gjykata e krimeve te luftes ne ish Jugosllavi i dha pafajsine,madje gjykatesi gati me patetike e konsideroi Voisllav Sheshelin qytetar te lire.Shesheli,nje ultranacionalist serb akuzohej per krime lufte,per nxitje te armiqesise mes kombesive qe perbenin ish Jugosllavine,per genocid dhe per vrasjen e mijra,qindra mije civileve.

Duke e konsideruar Hagen si nje Nurenberg te dyte,opinioni publik priste qe Shesheli,si edhe kriminele te tjere Miloshevic,Karaxhic,Mlladic te denohej me masen maksimale. Por si duket edhe ne tribunale te tille si ky i Hages veprojne,ndikojne ujra te nendheshem qe mund ti konstatosh vetem kur dalin ne siperfaqe,pa patur mundesi ti kontrollosh e ti futesh ne vaun e duhur.

Keshtu ndodhi edhe me kawboy-sin Sheshel. Ne fillim e liruan nga izolimi se ishte i semure me kancer. E “porositen” te mos angazhohej ne aktivitete politike,ndersa ai ngriti turmat nacionaliste serbe kunder paqes,sigurise dhe integrimit te kombeve ballkanike ne BE.Madje as nuk e perfilli kerkesen e tribunalit te Hages per tu kthyer ne vend izolimin e caktuar. Ndersa sot gjyqtari i caktuar,nga emri mu duk te jete francez, e shpalli.ate te pafajshem dhe i dha lirine e plote si “cdo qytetar i lire”. Keshtu deklaroi gjykatesi.

Pa marre “guximin”te kundershtojme vendimet e gjykatave (kur flasin ato te tjeret heshtin-formalisht e pranojme) e them hapur se nje vendim i tille eshte- ose paaftesi profesionale e trupes gjyqesore,ose paaftesi e organit padites,prokuroreve,ose aftesi e Sheshelit per ti hedhur trute e gomarit trupit gjykues,ose,ose me e mundeshme ndikimi i qarqeve proserbe qe gelojne ne disa vende europiane.

Te ishin gjykata serbe mbase do pranohej nje vendim i tille. Por per nje tribunal nderkombetar si ky i Hages eshte krejtesisht e papranueshme. Eshte e papranueshme se pafajson krimin,kriminelin dhe fajeson,ndeshkon viktimen,cka eshte kunder vlerave europiane per te cilet punojne te gjithe vendet e shoqerite,edhe ato qe deri tani kane qene te inkriminuara ne marredheniet me qytetaret e tyre.

Eshte e papranueshme se shkon kunder deshires se popujve,kombeve qe edhe perkunder te kaluares se tyre armiqesore,te paqtohen mes tyre. Ky paqtim duhej te ndodhte mes kombeve qe e perbenin ish Jugosllsvine. Ne kete paqtim nje rol te vecante kishin edhe vendimet e tribunalit te Hages,edhe vendimi per ndeshkimin e Sheshelit.

Cfare mund te thone dhe sa mund te besojne te paqtimi boshnjaket,shqiptaret e kombesi te tjera qe “lirine” e Sheshelit e kane paguar me dhjetra e qindra mije te vrare,masakruar e perdhunuar. Ne kete kuptim vendimi i sotem i tribunalit te Hages eshte nje deshtim,madje eshte turp.

Por a ka komuniteti nderkombetar instrumente qe i vene ne vend lajthitje te tilla. Edhe kjo eshte nje ceshtje me vete.

Share: