Nga Entela Kasi
Ju keni vrarë me shkrimet tuaja. akt-ekspertizë për pushkatim shkrimtarësh. Ju keni vrarë kur zgjodhët të ishit shërbëtorë të krimit shtetëror, e aspak prijës të lirisë.
Ju keni varë njerëz në këtë vend… E ja sot, në holle VIP, jeni ulur për darkë për viktimat e shoqërisë së tranzicionit…
Dikur, Francine Prose, shkrimtare dhe gazetare e the New York times, Presidente e PEN Qendrës së Amerikës, në udhëtimin tonë në periferi të Tiranës më tha: Entelë, këtu xhelatët dhe viktimat janë në të njëjtën tryezë, dhe fantazmat janë rrotull gjithkund…
Ky është një teatër tragjik ku gjithçka ndodh për forcë zakoni….