Nga Dritan Shano
Premtimi për rishpërndarjen e pasurisë, edhe kur nuk ka pasuri për të shpërndarë por vetëm varfëri, pra thjesht për paqtimin e zilisë që kanë njerëzit për suksesin e njerëzve të tjerë, është retorikë e suksesshme politike. Është populizëm i pastër. Një lojë nga ku e majta del gjithnjë fituese. Sa herë e djathta, e këndon këtë këngë për vota, ajo shpërfytyrohet. Njerëzit hutohen. Dhe për t’i hequr dyshimet vetes, votojnë për të majtën. ops!
PS: [ai që ka 10 Lek nuk ka zili për atë që ka 1 milardë Lek] [ai që ka 10 Lek ka zili për atë që ka 12 Lek]