Home KRYESORE Kapot e strukturës kriminale serbe në veri të Kosovës!

Kapot e strukturës kriminale serbe në veri të Kosovës!

Nga Nexhat Hasani

Prej qershorit të vitit 1999 kur u shlirua Kosova nga pushtimi i Serbisë, pjesa veriore e Mitrovicës sëbashku me Leposaviqin, Zveqanin dhe Zubin Potokun de fakto kanë qenë jasht domenit të shtetit të Kosovës. Kufijt nuk ishin të kntrollueshëm, sëpaku pikat alternative te cilat shfrytzoheshin prej serbëve për kontrabandim të mallit dhe për furnizime të grupeve kriminale të njohura si struktura paralele apo rojet e urës.

Struktura kriminale serbe në këtë pjesë të Kosovës është udhëhequr dhe organizuar nga një grup i ngushtë i personave të cilët kanë qenë pjesë struktorore para dhe gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998/99. Për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës përgjegjës është kjo garniturë që ka mbajtur peng pjesën e Kosovës veriore në 17 vitet e fundit dhe që kanë terrorizuar popullaten jo serbe në at pjesë. Me këtë rast dhe kanë destabilizuar gjendjen politike dhe ekonomike, duke e shantazhuar dhe duke bërë presione shtetit të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Këtë konstruksion kriminal serb që veproj në veri te kosovës ilegalisht që nga qershori vitit 1999 e përbëjne këta persona: Dragoljub Delibasiç i njohur si Kapiten Dragani, Vuçina Janicijevic, Mitro Janiçijeviq, Oliver Ivanoviq, Ivan Mandiq, Milan Ivanovic, Milorad Radeviq, Darko Radovanoviq, Natasha Gnjatoviq, Sllobodan Simonovic, Marko Jakshiq, Spasoje Memarovic, Ivica Ivanoviq, Aleksander Popadiq, etj.. Në rrethanat e krijuare pas 12 qershorit 1999 këtë skemë kriminale e organizoj Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë – MUP, ku dhe u kujdes për formën e funksionimit të saj. Kjo strukturë kriminale e cila veproi që nga pas lufta kanë kryer vepra të ndryshme, duke marrë urdhëra nga Beogradi dhe duke raportuar, po në Beograd.

Kjo skemë kriminale është sistemuar në Këshillin Kombëtar serbë i cili veproj dhe vepron ende në Mitrovicën përtej Ibrit, dhe të gjithë emrat e lartshënuar ishin aktiv në këtë këshill. Si strukturë vepruese në terren janë rojet e urës te cilat janë të instaluara në të gjitha pjesët veriore të vendit dhe roli i tyre është që të vëzhgoj dhe të survijoj, por edhe të kryej sulme mbi popullaten shqiptare dhe personelin e bashkësise ndërkombëtare. Pjesa dërrmuese e tyre pas marrveshjeve politike n’mes të Prishtinës dhe Beogradit janë sistemuar në policinë e Kosovës, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Sot, Beogradi trumpeton që i ka shuar këto struktura kriminale, mirpo ka indikacione të qarta se perveç një numri që janë inkuadruar në institucionet shtetrore të Kosovës, egzistojnë ende këto formacione të cilat funksionojn ilegalisht dhe që i japin llogari drejtpërdrejt shtetit të Serbisë.

Treshen piramidale e cila e organizoj dhe e udhëheq këtë piramidë krimi në veriun e Kosovës e përbëjnë; Vuçina Janicieviq (nga fshati Sllatinë komuna Vushtrri, sot pjesë e hirarkisë udhëheqëse e xhandarmerisë në Serbi), Dragolub Delibashiq dhe Oliver Ivanoviq. Vuçina Janiçieviq para dhe gjatë luftës në Kosovë ishte shef policie për Mitrovice, Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok. Ky ishte organizator edhe i shumë vrasjeve dhe masakrave mbi popullin shqiptare gjatë luftës. Shumë dëshmitar e identifikojn si pjesmarrës dhe oraganizator i masakres në fshatin Studime në Vushtrri në maj 1999 ku u vranë për një ditë 116 shqiptar. Gjithashtu ishte parë edhe si organizator i masakres në shtepinë e Kahriman Pasomes në Vushtrri ku u vranë 74 veta në prill 1999.

Personi në fjalë mbante lidhje të ngushta me Dragolub Delibashiqin, kolonel i MUP-it i cili ka qenë kordinator i njësive paraushtarake në Kosovë gjatë luftës, ku dhe mban përgjegjësi për shumë krime mbi shqiptarët në atë kohë. Dragolub Delibashiqi Ishte udhëheqës sëbashku me Vuçinen dhe Ivanovicin i fushatës së spastrimit kundër popollatës shqiptare në Mitrovicë më 3 dhe 4 shkurt 2000. (quditrisht, D.Delibashiq është shpallur i pafjshëm nga gjykata themelore në Mitrovicë në janar 2016 për krime lufte, edhe pse shumë dëshmitar e identifikojn si pjesëmarrës direkt dhe udhëheqës në këto krime). Gjithashtu, të kaluar kriminale të rëndë ka edhe Oliver Ivanoviq i cili ishte marrur me organizimin e luftës 1998/99.

Edhe ky është identifikuar si udhëheqës i njësive paraushtarake në masakren e lagjes Bair në Mitrovicë ku janë vrarë 26 shqiptare në prill 1999. Oliver Ivanoviqi është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata themelore ne Mitrovicë në janar të vitit 2016 për vepren krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas lufte në Kosovë. Ky dënim është paradoksal dhe tejet minimal, duke marrur parasysh barrën dhe natyren e veprave të cilat është përgjegjës.

Perveç këtyre të treve, të gjithë personat e lartshënuar kan pasur rol në terrorizimin e popullatës civile shqiptare gjatë viteve ’90 dhe pas 12 qershorit 1999 e këndej, dhe kanë të kaluar të rëndë kriminale në Kosovë. Gjithashtu, mbajn përgjegjësi edhe ndaj sulmeve mbi personelin e Bashkësisë Ndërkombëtare si dhe për kalljen e pikave kifitare mbas shpalljes së pavarsisë së Kosovës me 17 shkurt 2008!

Share: