Nga Edmond Arizaj
Nje populli qe i mungon shpirti, eshte nje popull zombi. A nuk jemi te tille? Te pashpirt. Ku eshte shpirti yne kur nje femije vdes dhe ne degjojme plot vemendje ministrin e shendetesise qe deklaroi se “Kristi nuk eshte rast urgjent”, tek flet per arritjet ne shendetesi. Ai po. E dime. Eshte pa shpirt. Ashtu si nje tregtar. U soll me jeten e atij femije si nje matrapaz i rendomte.
Ka shume femije qe vuajne. Kjo eshte jeta. Ka dhe qe e lene kete jete. Por Kristi ishte me fat. Sepse rasti i tij u be publik dhe po ashtu preku mijera shqiptare. Ishte fati i tij, madje dhe i ministrit te tregonte fytyren humane, pasi kishte treguar prej vitesh vec ate tregtare. Kjo nuk ndodhi…
Kristi vdiq. Vdiq. Nuk eshte me. Ata syte e tij qe luteshin nuk jane me te hapur. Duart e tij te nxira nga hematomat ku beheshin serumet, tashme do kene filluar te kalben…
Ndersa ministri mban fjalime. Po Kristin nuk e permend. Ministri ben premtime. Po falje nuk kerkon. Ministri jep koncensione. Por doreheqjen nuk e mendon.
Dhe ne rrime e veshtrojme. Njesoj si veshtrojme eklipsin. Me koken ne krahun tjeter “he, se ka ndodhur dhe me pare”. Harrojme. Harrojme qe Kristi u be nje pjese e jona. Dikush fali dicka. Dikush foli dicka. Dikush lotoi dicka. Ne mblodhem shumen qe duhej qe Kristi te niste operacionin.
Pra secili kishte pjesen e tij ne jeten e Kristit. Dhe ne e hodhem poshte. E harruam. Derdhem ca lot facebooku. Thame ca fjale qaramanesh dhe vazhduam te degjonim fjalimin e ministrit. Po edhe ne u treguam te pashpirt si ai. Nuk shkuam ti tundnim dhembet ketij soj ministri qe shfaqet vec pak ore pas vdekjes se ketij femije dhe flet per shpetimin e jetes.
Valle cfare ndjene miqte e shoket e tij qe e kishin prane? Me cfare justifikimi u mbushi mendjen se nuk kishte cfare te bente? A e urryen? Apo u shkeputen shpejt prej tij? A e perkrahen? Apo i dhane doren duke kthyer koken ne anen tjeter? Kristi ishte i semure rende. Jeta dhe vdekja garonin me njera tjetren shume prane.
Mund te fitonte njera apo tjetra qe prej nje viti. Por shoqeria jone, institucionet tona, njerezit qe zgjedhim, duhet te jene ne krahun e jetes. Fati ka pergjegjesine e tij, sigurisht. Por ata nuk bene asgje, ASGJE, per ta ndryshuar kete fat. Qofte edhe per te lare duart, u perpoqem. Dhe ASGJE. Pas kesaj ASGJE e re. A ka ndonje pergjegjesi dikush?
Nese askush nuk merr pergjegjesi a duhet dikush tua ngarkoje kete pergjegjesi? Nese nuk vertetohen dot abuzimet me koncensione, a eshte thellesisht e vertetuar indiferenca per shpetimin e nje jete femije? Kthejeni pak koken nga krevati i vogel tek dhoma tjeter, apo nga fotoa qe mbani ne zyre: mbyllni syte dhe ne vend te syve aq te njohur e te dashur, vendosni syte lutes te Kristit.
Tani hapini syte dhe ulerisni: Une nuk jam nje zombi!