Ndërsa kryeministri Rama dhe disa ministra kanë mohuar hapjen e kufijve për të pritur sirianët, kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu i PD-se ka thënë refugjatët siriane duhen mirëpritur.
Shehu solli në vëmendje krizën e vitit 1999 me shqiptarët e Kosovës, të cilën zbarkuan fillimisht në Kukës e më pas në të gjithë vendin.
Sipas kryebashkiakut Shehut Shqipëria duhet të tregohet me solidare me refugjatët sirianë Te cilet prej disa javës qëndrojnë të bllokuar në kufirin greko-maqedon mijëra sirianë.
Disa prej ketyre refugjateve kanë ardhur edhe në Konicë, qytet shumë pranë kufirit me Shqipërinë, ndersa sot në Tiranë vjen Komisioneri për Emigracionin Avramopulos, i cili sipas shtypit, pritet t’i kërkojë Ramës pranimin e një pjese të refugjatëve që kanë zbarkuar në Greqi