Home KRYESORE “Kush të rreh nuk të do”,“Nëse të thonë që Islami lejon dhunën,...

“Kush të rreh nuk të do”,“Nëse të thonë që Islami lejon dhunën, të gënjejnë”.

Disa imamë në Milano të Italisë janë angazhuar në kurse mësimdhënie, në një fushatë që synon të sensibilizojë çiftet myslimane që të ndajnë dashuri dhe respekt mes tyre.

Ky është projekti i parë italian që mbron gratë myslimane nga abuzimi dhe diskriminimi që mund të lindi në mjedisin e tyre familjar. Është hera e parë që komuniteti Islam në Itali ndërmerr një lëvizje të tillë.

Në një spot shfaqen persona të ndryshëm të besimit Islam, mes të cilëve edhe shqiptarë, që japin mesazhe kundër dhunës. Disa nga sloganet e spotit janë: “Gruaja nuk preket as me lule”, “Kush të rreh nuk të do”, “Dashuria është respekt”, “Nëse të thonë që Islami lejon dhunën, të gënjejnë”./Dita.al

Share: