Home KRYESORE LABURISTET E VERTET, DHE ZOTERINJTE TANE TE MAJTE..

LABURISTET E VERTET, DHE ZOTERINJTE TANE TE MAJTE..

Nga Vladimir Bizhga

Kishte dite qe ai qe sulmuar nga media e djathte e manjateve te Britanise se Madhe, ky njeri, nje specie e humbur, por e ringjallur e revolucionarit, dhe mik i madh i punetoreve, ky , qe tek ne, ne Shqiperi u anatemua si radikal i majte , sot udhëheqësi i partise Laburiste te Britanise se Madhe, Xheremi Korbin, me nje biciklete te vjetër, po sfidon te gjithe ata qe te Majtën e kane trampoline pushteti, qe me klasen punetore dhe sindikatat nuk i lidh asgjë.

Ky pra Xheremi Korbin po lufton me kuroja dhe dinjitet , per nje Britani te gjithe popullit ku i varfëri te jetoje dhe punoje pa friken e pushimeve masive dhe pa asnjë droje tjetër. Xheremi Korbin u përplas me konservatorët si “mohuesit e varfërisë” që kanë “injoruar rritjen e radhëve te gjata në markatot e ushqimit “.

“Ata janë oligarki dhe mohonin deficitin; ata shpenzojnë miliarda dhe heqin taksat për familjet më të pasura dhe për bizneset më fitimprurëse, duke keqpërdorur pushtetin… Punetoret dhe masat pa përkrahje janë injoruar, ne krizën e strehimit, atyre u janë prerë kredit tatimore “Ne jemi kundër kapakut te përfitimit. Ne jemi kundër spastrimit shoqëror. Ne do të sjellim faturën e mirëqenies poshtë, duke kontrolluar qiratë dhe rritur pagat, jo duke varfëruar familjet” tha ai.

“Njerëzit erdhën për të marrë pjesë në këtë proces,te zgjedhjeve ne partine Laburiste, sepse ata ishin të interesuar, ata kishin shpresë, sepse ata dëshironin të jenë pjesë e procesit demokratik, ku kemi bërë politikë së bashku.”, deklaron ai duke shtuar: “Unë dua të gjithë të vënë pikëpamjet e tyre përpara, në çdo degë te partisë në mënyrë që të zhvillojmë organikisht lidhjet e forta , ku të gjithë kanë imagjinatën per cka duhet te bejme per popullin..”

Por nje tablo krejt tjetër është ne Shqiperine e varfër e te drobitur nga demagogjia, ku populli është i pashprese i ngujuar ne mizerabilitetin e komas shoqërore, ku sindikatat te vjedhura dhe uzurpuara nga aristokracia e klasës punëtore janë fshehur ne vrimën e miut. Ne Shqiperine tone te vobekte, këta fare ish pedagogesh, qe sot janë zoterinje, i kane veturat nga me te shtrenjta ne bote, kane vila me pishina si ne Tirane dhe ne plazhe , këta nuk i lidh asgjë me popullin , si te majte si te djathte…

Por perse valle këta i tremben klasës punetore, sindikatave, , shume elementeve te se majtës, qe me te drejte njeriu ne biçikletën e vjetër, Xheremi Korbin qe shkon nga nje cep i Londres ne tjetrin, qe udhëton ne te gjithe Britanine si i gjithe populli, pse , pse valle ai ka ideal, dhe përkushtim, per klasën qe i takon dhe nuk luan rolin e zoterise, qe u hedh karamelka popullit fukara.

vladimir bizhgaKa ardhur koha, qe gjithçka te rishikohet me themel, te rishikohen pasurite e këtyre barkmëdhenjve, te rishikohet drejtësia e tyre e bere kaq pise. Ne nuk duhet te qahemi se jemi popull i sehirit, qe ham trahana e pimë kafe dhe rrime gatitu. Ne duhet te lëvizim, te jemi te gjithe pjesëmarrës ne ketë vend qe duhet te ndryshoje ,por jo nga ata qe e shkatërruan duke e kthyer ne nje vend te botes se trete.

Ky është mesazhi i njeriut me biçikletën e vjetër, nga londra, vëllait tone te klasës punëtore, mikut te popullit Xheremi Korbin. Këta lloj udhëheqësish i duhen Shqiperise me ideale patriotike, me shume sakrifica, per ta ringritur Shqiperine tone te varfër.

Share: