Home KRYESORE Makutëria e grabitjes, tani quhet “vjelje taksash”

Makutëria e grabitjes, tani quhet “vjelje taksash”

Nga Nikollaq Neranxi

Absurditetet e taksave të vendosura nga Bashkia e Tiranës, duke filluar me individin e thjeshtë e deri tek biznesi i vogël e i madh, kanë filluar të konkretizohen me faturat e para.

Më konkretisht, taksa e arsimit e cila ndër të tjera është një taksë antikushtetuese, sepse me Kushtetutë arsimi publik është falas, duhet të paguhet disa herë, nga çdo dyqan i një biznesi i cili ka disa NIPT-e sekondare, por që vepron si një subjekt i vetëm.

Me gjithë propagandën bajate të pushtetit lokal të kryeqytetit, për ta paraqitur paketën e taksave pa asnjë të metë dhe duke e reduktuar diskutimin me shumë djallëzi, vetëm tek një taksë tavoline, tashmë çdo ditë e më shumë po shihet se sa e pastudiuar dhe sa absurde ka qenë kjo paketë taksash e cila dënon biznesin me falimentim.

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë ka çuar në gjyq këtë paketë taksash dhe po presim vendimin. Ne jemi të vendosur që ta çojmë deri në fund luftën tonë edhe jashtë kufinjve, sepse lufta për lirinë e tregut dhe konkurrencën e ndershme, është lufta më demokratike dhe e drejtë.

Autori eshte Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Share: