Home KRYESORE Maqedonia, zgjedhje apo betejë shërbimesh sekrete!?

Maqedonia, zgjedhje apo betejë shërbimesh sekrete!?

Nga Ardi Kushta

Të ashtuquajturat bomba të LSDM-së në Maqedoni, përvec tjerash nxorën në pah një fakt të frikshëm, respektivisht u bë e qartë se në atë shtet shërbimi sekret ka patur gisht në të gjitha zhvillimet politike.

Për fatin e keq të shqiptarëve që jetojnë atje, përfaqësuesit politik të tyre kontaktojnë si pa të keq me shefin e shërbimit sekret dhe këtë mundohen ta paraqesin si zhvilllim normal!

Ky fakt sqaron edhe traumat e përsëritura në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Të gjitha ato dallgëzime në skenën politike te tyre, të gjitha ato përpëlitje tashmë dihet se janë pasojë e veprimit të shërbimit sekret qe nuk ka orientim Pro shqiptar.

Disa herë ka patur lëvizje të mëdha popullore për të përmirësuar statusin e shqiptarëve në Maqedoni por për fat të keq në proporcion të zhdrejtë me vitet dhe me suportin nga Unioni Europian dhe SHBA-të .

Dështimi duket qartazi qe ka ardhur dhe vjen si pasojë e mungesës së një shërbimi për kundërzbulim që do t`i mbronte shqiptarët nga lojërat e pista të shërbimeve anti-shqiptare.

Shpesh herë, thjeshtë për të defokusuar vëmendjen, kanë ndodhur raste të montuara në të cilat e kanë pësuar shqiptarët si: Ladorishtë, Bit Pazar, Gostivar, Liqenin e Smillkovës, rasti i Kumanovës etj

Dhe sic dihet tashmë, Maqedonia ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm e te veshtire. Ose do të ndëshkohen aktorët e krimit politik dhe vendi do të reformohet, ose do të lëngojë gjatë dhe do të shdërrohet në një oazë te krimit të organizuar dhe kësisoji do ta destabilizojë rajonin dhe më gjërë.

Shqiptarët në këtë udhëkryq, filluan të rreshtohen pas lëvizjeve të reja politike si shpresë për të dalë nga kriza e përsërsitshme dhe për të shpëtuar nga partitë e kapura nga krimi dhe kontrolli I shërbimit sekret partiak i VMRO-së NIkolla Gruevskit.

Kohët e fundit RDK më në krye Vesel Memedin dhe LR PDSH e kryesuar nga ZIjadin Sela lidhën një kualicion të cilin e emërtuan Alenca për Shqiptarët, aleancë kjo që u përshëndet dhe u përkrah nga shqiptarët në Maqedoni dhe u prit në mënyrë madhështore nga mërgata e shqiptarëve të Maqedonisë.

Dhe, në një kohë kur alenca po rritej,  ndërkohë që po shtoheshin përkrahësit ndodhi trauma shoqërore më e fundit. Katër persona nga kryesia e ngushtë, ( në fillim edhe ish kryetari I RDK-së Rufi Osmani, i cili u tërhoq, por nuk u sqarua sa duhet) filluan nismën për shkarkimin e Vesel Memedit.

Nismëtarët e arsyetuan qëllimin e këtij shkarkimi me këmbënguljen e Vesel Memedit për të mos vazhduar bisedimet me Lëvizjen Besa, për ta zgjeruar Alencën për Shqiptarët por në vazhdim e zgjeruan arsyetimin se, Vesel Memedi është I kapur nga pushteti dhe se nuk ka dhënë llogari kryesisë së RDK-së.

Ata, vazhduan më tej arsyetimin që Vesel Memedi i paska gënjyer! Sipas tyre, që një ambasadë e një shteti relevant, i ka thënë atij që të mos bëjë kualicion me Besën. Kryesia thirri kuvendin për shkarkim, e mbajti kuvendin dhe emrëroi kryetar tjetër.

Problemi është që, kuvendi nuk pati numrat e nevojshëm nga njëra anë dhe nga ana tjetër Vesel Memedi ka mbështetjen e pjesës dërmuese të anëtarëve. Duket që kjo histori do të vazhdojë me kontestimet reciproke, si me partitë e tjera por kjo nuk është cështja më relevante…

Cështja me relevancë janë mistika që fshihet pas gjthë kësaj katrahure. E kur në zhvillimet politike ka mistikë, aty janë shërbimet sekrete dhe shqiptaret duhet ta kuptojne qe ato nuk jane Pro shqiptare dhe ata duhet te mos behen vegla te tyre.

Le të mundohemi të gjejmë fillin e sagës së fundit. Vesel Memedi, për hir të së vërtetës, ishte I pari që mori nismën për bashkim të forcave opozitare dhe këtë e nisi filimisht me Lëvizjen Besa. Kjo nismë e tij ishte e logjikshme duke marrë parasysh që Vesel Memedi ka të kryer medresenë, respektivisht ka studjuar në Malajzi dhe bekgraundi I tij dhe filozofia e tij është ë ngjashme me Lëvizjen BESA që është derivate i Organizatave Joqeveritare islame respektivisht mbështetet me burime finansiare nga vendet arabe, përmes organizatave islame.

Udhëheqësi shpirtëror i Lëvizjes BESA është Adnan Ismaili, pronari i Shtëpisë botuese Logos –A, që njihet si njeriu me lidhje të forta në botën islame. Edhe pse ishte nimëtari dhe idhtari kryesor për bashkëpunim me Besën, Veseli u bë kundërshtari më I madh I këtij bashkëpunimi.

Por, cfarë ndodhi, përse pas takimit të famshëm me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nuk u arrit Marrëveshja tripalëshe? Kësaj pyetjeje besoj se duhet t`I përgjigjet vetë Vesel Memedi. Ai patjetër duhet të sqarojë opinionin përse u bë kundërshtar i alencës me Besën. E ka për borxh t`ua sqarojë, se cfarë rreziku ndjen ai nga kjo lëvizje?

Duke marrë parasysh bekgraundin e ngjashëm të tij dhe të Udhëheqësve dhe mbështetësve të Besës, mos ka ai ndonjë infromacion, që e lidh Besën me organizata të dyshimta të botës arabe? Në të kundërtën, kjo do të cilësohet si një luftë e vogël për pushtet mes dy individëve, ose betejë e ideologjive të ndryshme islamiste në një territor kaq të vogël sa është Gostivari ( RDK është 95 % e përqëndruar në Gostivar)

Vesel Memedi duhet të sqarojë edhe përmbajtjen e bisedave të përgjuara në mes të, sic I quajti ai, pucistëve. Duhet patjetër të sqarojë se si dhe në cfarë cilësie është angazhuar për largimin e tij Muahmed Murtezi, pronari i shtëpisë tjetër botuese islamiste El Furkan, njëherit edhe udhëheqësi shpirtëror i Forumit Rinor Islam.

Si ka mundësi që fajtori për mos përfshrjen e Lëvizjes Besa në Aleanca për Shqiptarët, mbeti vetëm Vesel MEmedi, kur disa herë meradhë, në paraqitjet e tij publike, Bilall Kasami, ka ripërsëritur se Lëvizja BESA nuk janë të interesuar për kualicion parazgjedhor, porse janë të gatshëm të shohin modalitetet për bashkëpunim pas zgjedhor?

Sigurisht, opinionin duhet ta sqarojë edhe ish kryëtari I RDK-së, I cili pas dorëheqjes së tij, e bekoi Veselin Memedin si pauses te tij, se përse ngul këmbë në bashkëpunim me Besën dhe këtë këmbëngulje e paraqiste si të kërkueshme, madje edhe shprehje paniku për dështim të opozitës në një kohë kur ALeanca rritej me hapa galopant?

Përse Rufi Osmani, e dëmtoi RDK-në në një moment të tillë pak para zgjedhjeve parlamentare, në një kohë kur pasha e RDK-së në kuadër të Alenacës për Shqiptarët u bë më e madhe se në kohën kur drejtohej nga ai. Mos ishte xhelozia? Mos ishte kapja nga koha e qeverisjes së pushtetit lokal në Gostivar? Ose ishte joshja që ia bëri Kim Mehmeti, kryetari tjetër i Lëvizjes Besa i kamufluar nën emrin e të ashtuquajturit Këshill opozitar, që në vete përmban vetëm anëtarë të Besës?

Anërtarët e kryesisë qendrore të RDK-së, duhet gjithashtu të japin përgjigje, përse filluan një nismë për shkarkim të kryetarit dhe emërim të kryetarit të ri dhe nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e shumicës së kuvendarëve. Duhet të japin llogari edhe për dyshimet e ngritura për kapje të Vesel Memedit nga institucionet.

Askush nuk e ka komoditetin të mos sqarojë opinionin. Akuzat dhe kundër akuzat e tilla që implikojnë edhe formacione të dyshimta, që shkaktojnë edhe fatkeqësi botërore, nuk guxojnë të kalojnë të pa sqaruara.

Të gjithë palët e implikuara duhet të ofrojnë argument. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të cilësohen si bashkëpunetorë në dëmtim të opozitës por madje edhe të imazhit kombëtar shqiptar në përgjithësi.

Nëse këto insinuate dhe dyshime janë të vërteta, atëherë me to duhet të merren edhe përfaqësitë e Evropës dhe të SHBA-ve. Për të parandaluar infiltrimin e mundshëm të formacioneve të tilla dhe legalizimin e tyre politik.

Ndërkohë, elitat shqiptare, në rajon duhet të japin kontributin e tyre, për ta ndarë “shapin nga sheqeri”. Për të sqaruar insinuatat dhe për të ndihmuar popullatën të vendosë pa trauma që shkaktohen nga shërbimet e ndryshme dhe njëkohësisht të ruajnë Alenacën për Shqiptarët si asset në këndelljen e demokracisë dhe përmirësimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

Share: