Home KRYESORE Meta avancon zhvillimet per Reformën ne Drejtësi, Rama akoma nuk ka folur!

Meta avancon zhvillimet per Reformën ne Drejtësi, Rama akoma nuk ka folur!

“Vullneti i qytetarëve është që të shkundet sistemi i drejtësisë përmes një reforme të thellë. Do ta miratojmë sa më shpejt paketën kushtetuese për të. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional dhe për të bërë një interpretim më objektiv. Kemi ende kohë dhe besoj se vullneti është i plotë për të përmbushur me sukses këtë reformë”, tha sot Ilir Meta kryetar i parlamentit dhe aleati qe mban ne pushtet partine socialiste.

Në lidhje me 11 çështjet që paraqiti Partia Demokratike dje ne komisionin perkates parlamentar, Meta u shpreh: “Nuk kemi të bëjmë me 11 kushte, sipas meje. Kemi të bëjmë me çështje që PD-ja synon që të zgjidhen sipas këndvështrimit të saj. Me më shumë durim, është e mundur që reforma të përmbyllet, pasi për çdo çështje ka rekomandim nga Komisioni i Venecias. Të gjithë ata që e prisnin përfundimin e reformës dje, janë zhgënjyer, por dje ishte vetëm mbledhja e parë e komisionit të reformës në drejtësi. Për 90% të paketës ka dakordësim, kanë mbetur vetëm disa çështje që kanë nevojë për vlerësim dhe interpretim objektiv dhe funksional”.

Ne fakt, ai qe nuk ka folur akoma është kryeministri dhe kryetari i partisë socialiste Edi Rama i cili vazhdon shfaqjen publike e anetaresimeve te reja ne parti dhe delegateve te kongresit ne ekran. Keta te fundit sipas gjasave do ta votojnë me 99% kryesimin e kësaj partie nga ai vete. Duket se Rama do te flasë per Reformën ne Drejtësi per te cilën u ka premtuar ndërkombëtareve realizimin e saj teorik brenda marsit, vetëm pas si te rizgjidhet kryetar i partisë socialiste. Cfare do te thotë? Nuk është çudi te ketë surpriza!

Share: