Home KRYESORE Blushi: Në Elbasan m’u bë gjyq, si ato të Enver Hoxhës në...

Blushi: Në Elbasan m’u bë gjyq, si ato të Enver Hoxhës në vitin ’73

Në përfundim të takimit socialist brenda pallatit të sportit në Elbasan, deputeti Ben Blushi foli jashtë salles për mediat duke sqaruar incidentin e ndodhur në prani të kryeministrit Rama dhe deputetëve të tjerë socialistë. Blushi tha se ka disa kohe që kërkoj të jem në çdo takim dhe se edhe sot ishte i paftuar. Aty mu be gjyq si shkrimtar, si ato gjyqet e Enver Hoxhes ne vitin 1973.

“E kam marrë vesh rastësisht. Kam kërkuar fjalën e m’u dha. Ky gjyq ndaj shkrimtarëve. Paskam bërë një gabim të madh se paskam bërë një libër. Keto lloj gjyqesh kanë ndodhur në vitin 73. Këtu u bë gjyq edhe për librat tani. Shkoi pak larg. Nëse kam bërë një gabim është fakti që kam ardhur pa ftesë në një qytet ku jam zgjedhur deputet. Njerëzit e sigurisë mbajtën disa njerëz që ishin shumë të dhunshëm. Nuk kam arsye të largohem në një sallë ku kam ardhur për të folur.” – tha Blushi duke deklararuar se ata ishin shumë të acaruar dhe te organizuar.

“Unë e di dhe ju e dini kush eshte organizatori – tha Blushi duke vazhduar – Të mos pranojnë të hyjnë një parti që ka anulluar votimin. Iu drejtova personalisht pse nuk do të votohet. Nuk kam shkelur asnjë statut. Ka forume ku duhet të flasësh. Sic dihet botërisht ka tre vjet që nuk mblidhet as asambleja dhe as Kryesia. Po kërkoj të shkoj në një kongres që i jep mundësi kanditatëve të shpallin platformën e tyre. Kjo ishte një sallë relativisht e acaruar.” perfunodi deputeti i qarkut te Elbasanit Ben Blushi

Share: