Home KRYESORE Nikollaq Neranxi u shkruam miqve te tij per takimin me Erion Veliaj

Nikollaq Neranxi u shkruam miqve te tij per takimin me Erion Veliaj

Nga Nikollaq Neranxi

Te dashur miq! Jeni te panumert qe me pyesni se cu be realisht ne takimin me Veliajn mbreme! Jam totalisht i disgustuar nga perpjekja e tij per tu dukur sikur eshte bashkepunues.

Na bente oferta qesharake si nje dyqanxhi i rendomte, duke na thene “ju jap kaq e me jepni aq”. Me vjen keq qe kishte pjestare te grupit negociator qe u tunduan nga mashtrimet e Erionit. Ju bej me dije se si Kryetar i Shoqates se Tregtareve, nuk bej pazar me asnje nga ato taksa skandaloze. Ato duhen bere sic ishin te gjitha, pa perjashtim. E kam bindje se ky eshte edhe vullneti juaj.

Kushdo qe kerkon te negocioje me Veliajn, ka nje axhende tjeter nga e jona. Ju rikujtoj se me taksat e reja, cdo qytetar shqiptar edhe pa biznes, do paguaje shume, cdo biznes i vogel, i mesem dhe i madh qe nuk ka marrdhenie klienteliste me pushtetin ku me njeren dore jep e me tjetren merr, vetem do falimentoje. Kerkoj qe te jemi te shumte ne numer ne beteje tone. Vetem bashke dhe te shumte, do fitojme! Nikollaq Neranxi

Share: