Nga Artan Fuga
Ditet e fundit nje event interesant zuri vend ne informacionet e mediave. Bashkia dhe kryegjyshata boterore, me kontributin e kesaj te fundit, me vete pjesemarrjen e drejtuesve te dy agjencive perkatese qe u pane me lopata ne duar ne foto dhe imazhe filmike, mbollen peme te Parku i Shen Prokopit, (liqenit) ne Tirane. Informacionet thone se do te mbillen qindra lisa dhe ma zuri veshi se do te quhet Rruga e Lisave.
E ku ka me bukur sesa aksionet e pyllezimit.
Pa hequr asnje grime respektit te perulur qe kam per kryegjyshaten, drejtuesin e saj, komunitetin e besimtareve, si edhe predispoziten pozitive apriori si qytetar i thjeshte per bashkine dhe drejtuesit e saj te te gjithe koherave, ky informacion me vuri ne mendime ne disa pika, qe i ndaj me miqte e kesaj faqeje, me shprese qe mediat nuk do t’i raportojne.
Problemi i pare : Cfare lidhje ka kryegjyshata boterore me mbjelljen e pemeve, qofshin edhe lisa, te parku i liqenit?
Sigurisht nuk jam une nje rob i thjeshte qe mund te mesoj se cfare te beje me fondet e veta nje komunitet fetar. Por, po shpreh vetem befasimin tim sepse eshte shume e rralle ne bote qe nje institucion fetar te kontribuoje drejtperdrejt ne veprimtari materiale dhe prodhuese si mbjellje pemesh, hapje tarracash, ndertime hekurudhash.
Me shume i kam degjuar te angazhohen ne veprimtari shpirtrore, ne ndihme direkte te te varferit, ne kontribute bamiresie. Kurse mbjellja e pemeve eshte shume larg prej ketyre. Nuk ka asgje te keqe, por kur sheh sesa besimtare kane nevoje per nje dore ndihme, atehere nis e mendohesh…
Feja dhe mbjellja e pemeve: cfare lidhje kane ? Nuk me hiqet prej ditesh kjo pyetje nga mendja.
Mos valle panteizmi bektashi, aq i shkelqyer si filozofi? Por, po te ishte ky frymezimi, pra nese cdo peme do te konsiderohej si manifestim konkret i Hyjnise, pra pjese e shpirtit, atehere kryegjyshata do te kishte protestuar edhe per cdo peme te prere, e pyll, te sharruar ane e mbane ne Shqiperi.
Nejse…
Problemi i dyte : Pse shpesh komunitetet fetare sa here dalin ne evente publike, jane gjithmone te ftuar atje nga pushteti politik?
Une i dua ato mbi pushtetet politike, mbi prokurorine, policine, bashkine, partite, ne kuptimin shpirtror te fjales dhe jo ne kuptimin politik.
Sepse kryegjyshata duhet ta dije se ka nje konflikt prej javesh, madje te dhuneshem, midis bashkise dhe protestuesve, qe mund te jene edhe bektashinj, lidhur me menaxhimin e parkut te liqenit. Dashje pa dashje Kryegjyshata eshte bere pale duke marre anen e nje strategjie menaxhimi kunder nje tjetre, pro nje pale dhe kunder nje tjetre.
Po sikur protestuesit ta therresin kryegjyshin per te pare vajtimin e tyre per fijet e barit te kthyera ne gur nga betoni i hedhur, a do t’i pergjigjej ai atyre?
Si e perpjete me duket…
Une vete nuk jam pale, por do ta doja edhe komunitetin fetare te mos behej pale sepse dashje pa dashje, indirekt, me lopaten ne dore te kryegjyshit, kryegjyshata eshte perdorur per te bere marredhenie publike per pushtetin lokal kunder atij grupi qytetaresh, qofte edhe pakice, qe ushtrojne te drejten e tyre per te protestuar.
Feja levdon dinjitetin e vet kur qendron larg betejes te interesave aq te natyrshme ne qytet, por edhe aq larg vlerave fetare.
Nejse…
Problemi i trete :
Pyll me lisa??? Rruge me lisa?
Veper e levdueshme, por sa lehte e thene aq e nderlikuar per ta bere.
Nuk e di a ka te dhena dhe studdime per pemet dhe tipin e pyllezimit qe behet.
Kam biseduar gjate me specialiste pyjesh, te vendeve me te pyllezuara ne Europe, por edhe kam studime urbanistesh qe flasin per gjelberimin dhe kurorat e gjelbera ne qytete.
Duhen studime. Nuk eshte kap lopate, merr fidan, e ngul ne balte.
a. Duhet pare me kujdes nese gjethja e pemes te mbjelle ka kapacitetet maksimale per te cliruar oksigjen dhe aftesi per te permiresuar klimen. Jo cdo peme mund ta beje kete ne menyre rentabel.
Cilet drure duhen mbjelle sot ne menyre qe toka te zihet me peme qe japin rendiment maksimal nje kete drejtim.
b. A ka kapacitete ujitese aty per te ngopur me uje pemet, jo vetem te rejat, por edhe ato ekzistueset, sepse nje peme qe nuk eshte e vaditur si duhet, dhe ne menyra moderne, eshte njesoj si te mos jete. Sidomos gjate thatesirave te beharit, ajo nuk e luan rolin e saj per te ndikuar ne mbajtjen e temperaturave te durueshme, dhene freski dhe pasterti ajri, per banoret e qytetit. Pra eshte menduar se ku dhe si do ta gjejne ujin pemet e rruges se lisave? Ka studime?
c. A eshte menduar sesa eshte distanca mes pemeve dhe cilat jane marredheniet midis llojeve te pemeve?
Nuk duhet ecur sipas parimit sa me shume peme aq me mire. Ka nje raport shume strikt midis numrit te pemeve dhe hapesirave te mbjella.
Studjuesit i degjova te me thone dikur se kujdes kur mbillni sepse ka peme “vrastare”, ato “perleshen me njera tjetren dhe “vrasin” te tjera nese me pare nuk behet nje studim mbi ate qe quhet “ekologji e pyllit”, pra marredhenia e pyllit me klimen, me territorin, me llojet e tjera te specieve drusore, me humusin ne toke, me bakteriet dhe mikororganizmat qe gelojne, me llojet e speciet e zogjve qe kane folene aty, etj?
Nuk e di nese ka ndonje studim paraprak per keto ceshtje.
Sepse pa kete studim te certifikuar nga agjencite qe merren me administrimin e pyjeve, aksionet me shata dhe lopata, sado vullnet te mire te deshmojne, mund te mbeten ne ne nivele amatorizmi qe uroj te mos jete…
A ka certifikim te pyllezimit nga agjenci te specializuara?
Nejse… Mua m’u kujtuan shenimet e mbajtura ne nje konference nderkombetare organizuar ne sallen madheshtore te Bashkise te Parisit, nga kumtesat e urbanisteve franceze, spanjolle, belge, etj.
Por, mundet qe ne Shqiperi gjerat ecin ndryshe…