Qendra ndërfetare në Elbasan i ka drejtuar një kërkesë autoriteteve më të larta të vendit Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit
Objekt i kësaj deklarate është kthimi i objekteve të kultit në pronësi të komuniteteve fetare që ekzistojnë në Shqipëri. Në mes të tjerash në deklaratën e lexuar nga Arben Ramkaj, Kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ndërfetar citohet:
“Ne anëtarët e komitetit të bashkëpunimit ndërfetar në Elbasan ndjekim me shqetësim çdo problematikë të komuniteteve tona fetare. U shqetësuam dhe nuk mund të rrimë pa përkrahur edhe protestën e bërë nga Kuvendi Kleriko-Laik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Shën Vlash të Durrësit.
Përdhosja e objekteve të kultit dhe gjithë objekteve të shenjta që nderohen nga besimtarët tanë jo vetëm që nuk duhen lejuar, por edhe duhen penguar ata që i shqfrytëzojnë dhe keqpërdorin këto objekte”.
Perfaqesuesit e Komuniteteve fetare thane se keto 25 vjet dhe me keqardhje konstatohet se xhami, kisha, teqe, manastire dhe prona, jo vetëm që nuk po kthehen, por edhe po tjetërsohen.
Sipas tyre organet përkatëse të shtetit që janë ngarkuar me këtë detyrë nuk janë efikase ndaj ju është bërë thirrje autoriteteve që të plotësojnë sa më parë kërkesat e tyre.