Home KRYESORE Qytetaret per Parkun: Ja ku eshte shkelja e ligjit te parku!

Qytetaret per Parkun: Ja ku eshte shkelja e ligjit te parku!

Ne fakt vetem ketu mund te ndodhi qe te betonosh parkun pa asnje njoftim Ministrise se Mjedisit dhe me pergjigje nga Ministria e Mjedisit te tipit “ec lale jepi”. Po kemi pare edhe me keq se kaq!!

Projekti i ndërtimit të parkut të lojërave prej betoni tek liqeni i Tiranës, prek dhe shkel disa ligje të Republikës së Shqipërisë. Midis tyre janë edhe dy ligje mjedisore. Ligji nr. 10448 “Për Lejet e Mjedisit” dhe Ligji nr. 10440 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Ky projekt duhej të ishte pajisur me Leje Mjedisore të tipit C dhe të kryente të paktën procedurën paraprake të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Për kryerjen e këtyre procedurave një nga autoritetet që duheshin informuar dhe përfshirë është pikërisht Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Kjo Agjenci, pas marrjes së kërkesës për informacion nga të paktën 140 qytetarë, u përgjigj se nuk ka marrë asnjë aplikim për kryerjen e procedurave mjedisore për projektin e këndit prej betoni!

Mos vallë është një institucion vandal, delirant dhe ekzibicionist? To be continued…

Share: