Home I pakategorizuar Roli i Gruas ne shoqerine shqiptare

Roli i Gruas ne shoqerine shqiptare

Nga Valbona DURI*

Prezenca dhe pjesmarrja e gruas ne shoqerine shqiptare eshte rritur ndjeshem, dhe shikohet qarte levizja e lire e femres ne ambjentet sociale, te punes, politikes, ekonomise, etj., por nuk mund te flasim akoma per nje barazi te plote faktike midis burrit dhe gruas ne shoqerine shqiptare, e cila mesa duket nuk eshte shkeputur plotesisht nga tiparet e saj tradicionale, qe burojne nga e drejta zakonore shiptare si mentalitet.

Pozitat e gruas ne shoqeri varen se tepermi edhe nga shpirti i popullit, i cili evolon ne vazhden e zhvillimeve historiko-kulturore, dhe prandaj do doja me shume ti referohesha rendesise se Rolit te Gruas ne shoqerine shqiptare.

Ne etapat e zhvillimit njerezor, me te rendesishme jane etapat e shpirtit njerezor gjate gjithe historise, dhe nje rol te veçante dhe te rendesishem per kete, ka patur dhe ka prania e gruas ne mbareshoqerine njerezore. Çdo dite e me shume ndodhemi perballe shume sfidave dhe fenomeneve qe shoqeria e sotme po i shfaq me shume agresivitet.

Nje femer sot eshte nje vajze, nje grua, bashkeshorte, mjeke, gazetare, politikane, misionare, mesuese, artizane etj., dhe per te orfruar me te miren e saj ne familje dhe shoqeri ajo duhet te jete prezente, aktive ne rolin e saj dhe me dashuri, perkushtim dhe pergjegjesi te ofroje modelin dhe kontributin e saj.

Ne duhet te kultivojme pa u lodhur tek femijet tane paqen, dashurine dhe harmonine per te patur breza pasardhes ne paqe per nje shoqeri me te mire. Sot ne gjendemi te perfshire ne shume konflikte, debate dhe pasiguri, prandaj roli yne si gra eshte shume i rendesishem.

Seicila nga ne ka nje pergjegjesi te madhe per te mos reshtur kurre se ofruari si ne familje, profesion dhe shoqeri, dhe kjo kerkon shume energji dhe kurajo duke kontribuar per nje jete me ne paqe, dhe nje te ardhme per femijet tane. Vetem keshtu ne do te jemi te vlefshme si ne profesion, shoqeri, familje e kudo, duke bere te mundur perballjen me sfidat e ketij realiteti ku gjendet mbare shoqeria shqiptare dhe jo vetem, por mbareboterore.

Ne duhet te ofrojme modelin tone pa u lodhur çdo dite, sepse kemi te gjithe nevoje per nje jete me te mire, per nje jete ne paqe, per dialog dhe bashkepunim. Pa keto ne nuk do mund te jemi dot te realizuara si pjestare te shoqerise te ciles i perkasim.

*Autorja eshte Nen/kryetare Fryma e Re Demokratike
(FRD)

Share: