Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan familjet e personelit të mbrojtjes dhe diplomatëve që të largohen nga jugu i Turqisë, për shkak të shqetësimeve për sigurine e tyre.
Familjet e personelit kanë nisur tashmë që të largohen nga provincat e Adanës, Izmirit dhe Muglës. Komanda amerikane në Europë tha se vendimi nuk ishte i përhershëm, por qëllimi është ulja e rrezikut ndaj personelit amerikan, përfshirë familjarët e tyre.
Dikur një pishtar stabiliteti, por tashmë Turqia është zhytur në një periudhë tensioni dhe dhune. Qytetet e saj kryesore janë goditur nga shumë sulme terroriste.
Turqia po lufton kundër militantëve kurdë në lindje, ndërsa përpiqet që të mos lejojë përhapjen e dhunës nga kufiri me Sirinë.
Ndërkohë, raportet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë në pikën më të ulët prej vitesh dhe një frikë e fortë fërkimi është reagimi i Uashingtonit dhe Ankarasë ndaj krizës në Siri.
Disa javë më parë, komanda amerikane në Europë i kërkoi familjeve të personelit që të largohej vullnetarisht nga zonat problematik në jug të Turqisë, por thuasje askush nuk e bëri këtë.
Tashmë urdhri nuk mund të shmanget dhe sipas ekspertëve kjo thekson problemet në Turqi, përdërisa SHBA-të e cila ka 5 mijë ushtarë vetëm në bazën e provincës Adana, ndihet se njerëzit e saj janë të kërcënuar./Dita.al