Home KRYESORE Shijoni ballokumet dhe pastaj flasim…

Shijoni ballokumet dhe pastaj flasim…

Nga Luan Kurti

Eh sa njerëz që kishte sot tek liqeni! Të gjithë shoqëri civile që hanin ballokume. Hanin edhe patate të fërguara, pinin edhe birrë. Të ketë patur nga këta në protestën kundër bashkisë? Nëse jo,pse thonë tubuesit që përfaqësojmë shoqërinë civile? Të përcaktojnë statusin e përfaqësimit. Mos ta bëjnë si partitë që thonë kemi aq e kaq anëtarë dhe rriten vit pas viti, si kastraveci me hormone. Sa po t’i bësh shumatoren shqiptarët dalin popull më i madh në numër se grekët dhe serbët së bashku dhe me këtë ritëm do dalim të parët në planet. Jemi të mëdhenj si Popull – Partish, aq sa të duket se nuk kemi fare shoqëri civile. Po nejse të shijojmë ballokumet njëherë dhe pastaj e diskutojmë nen për nen dhe kokë për kokë!

Share: