Nga Agim Pipa
*Shko, shko ditë pranvere…
atje larg
buçasin rrugët nga shpërthimet dhe
trëndafilët e kuq struken
duke pritur të rilindë
drita e paqes.
Mijra pulëbardha buzë oqeanit
shtrijnë krahët të trembura; mjaft më
me lutje dhe përdëllime
për të mundurit e një tjetër bote; ata
në vend të trëndafilëve
parfumojnë
aromë saharaje.
Më jepni një pëllumb të bardhë që, pas kësaj,
t’i nis një mesazh
ëndrrës sime të plagosur; në Bruxelle
paqen
e shtrinë në bulevard.
Shko, shko ditë pranvere;
atje larg, trëndafilët e kuq nuk pipëtijnë;
atje larg, zogjtë e mortit fluturojnë
mbi frymë
të ndalura pafajsisht.
Shko, shko ditë pranvere…