Home KRYESORE Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Shtetet e Ndara te Shqiperise dhe 25...

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Shtetet e Ndara te Shqiperise dhe 25 vjet ri-miqesi!

Nga Kreshnik Osmani*

Zotit Donald Lu, ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Shqiperi.

I nderuar Shkelqesi,

Me rastin e njëzet e pese vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike ndermjet Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperise kam nderin qe t’ju paraqes kenaqesine dhe lumturine e madhe qe na bëtë me fejsbuk, t’Ju urojme Ju dhe vetet tona per rivendosjen e marredhenieve diplomatike me vendet respektive. Ju falenderojme qe na dhate kete mundesi, na pajiset me teknologji te na lexoje e gjithe dynjaja si jemi perkedhelur, si jemi uruar.

Marredheniet tona nisen ne 1922 si rezultat i natyrshem i vetos se Presidentit Wilson ne Paris, qe i ktheu pavaresine Shqiperise. Ishte dashuri me shikim te pare, nuk ishte dashuri me shkuesi. Nuk do te thur lavde sepse e kane bere te zinjtë dhe e bejne çdo dite. Ju ju jane shpifur levdatat. Keni nevoje per vertetesi. Thjesht, do te shkruaj dy rreshta me siqeritet dhe me pasterti.

A i keni te regjistruara kujtimet e para qe ambasadori juaj i pare ne Shqiperi z. Grand Smith i emeruar ketu prej presidentit Warren Harding ka shkruar?! Patjeter qe po.

E pra, ai shkruan keshtu per shqiptarët e mi:

“Ky eshte nje vend shume i varfer. Njerezit ketu janë te paushqyer dhe te pashkolluar mire. Perballe meje eshte kryeministri Fan Noli qe flet nje anglishte harvardiane shume me te mire se e imja dhe une ndjehem shume keq perballe tij”.

Kjo eshte e vertete shkelqesi. Si per ironi te fatit apo per besnikeri te tij, sot, gati nje shekull me vone, ne jemi po ai popull i vogel, i varfer, i ushqyer dhe i shkolluar keq po i mbushur me talente harvadiane dhe jo vetem, qe bredhin rrugeve te pavleresuar, te perzene si qente rrugaće qe i tredhin bashkite. Ketu i tredhhin talentet si qentë shkelqesi, qe te mos shumohen. Mos u habit shkelqesi qe ne kete vend te kete nje pafundesi njerezish shume me te talentuar se ti, por qe mbajne pasaporten e nje Shteti te krimbur prej korrupsionit. Te krimbur ne hajduteri e babezi. Nuk i lenë banditet te duken, nuk i lene hajdutet te bien ne sy. Kjo eshte epersia juaj ndaj tyre shkelqesi.

Me te njejten babezi qe e kane grabitur historikisht po e grabisin popullin e kequshyer edhe sot shkelqesi. Me te njejten ligesi qe e kane lene historikisht te pashkolluar po i shkollojne poshtersisht edhe sot shkelqesi. Kur Shqiperia u pushtua prej fashisteve italiane dhe vrapuat ta linit Shqiperine i ofruat mbretit Zog tre passporta amerikane. Nje per Naltmadhnine, nje per Leken e porsalindur nje per nenen e tij Geraldine. Ai i refuzoi pasaportat tuaja shkelqesi por sot kane aplikuar 200 mije te pashprese te zhytur ne mjerim per llotarine tuaj, duan te ikin qe ketu, duan ta braktisin Shqiperine. Duan t’i shohin bijte e tyre te rraces ariane te grisur ambasadore amerikane, ashtu si ti qe vendos per fate popujsh ku te shkel kemba dhe origjinen mund ta kesh patur nje i vuajtur si ne, por me sy te terhequr diku ne Azi. Kemi endrra te njejta me prinderit tuaj shkelqesi.

Enveri yne, Enveri i ketyre ju shpalli armiqte me te medhenj te Kombit dhe prej dyzet e shtates e deri me 25 Mars te 91 nuk shkelet me ne Shqiperi. A e kuptoni shkelqesia juaj sa hileqare qe jemi?! A e ndjeni sadopak qe jua kemi bere me hile dhe me dredhi?! Ndryshuan kampet, ndryshuan interesat, ndryshoi filmi, e drodhem dhe ne. Kishit 50 vite qe mbanit lidhje sekrete me Mehmet Shehun dhe nuk na kishit thene se kryeministrin e kishim nje mut muti. Kete na e tregoi partia. Hajde t’ju besojme me ju. Hajde ta dime ne c’mendoni per kete qe na keni vene mbi krye tani.

Pesedhjete vjet ne shtrat me jugosllave, me Kine e me Rusi. U kthyem ne 91 te penduar ne 25 Mars te 91-shit. A ishit ju bashkeshorti i papergjegjshem qe na latë ne bordellon e lojes se kombeve, a ishim ne bashkeshortja e perdale kete nuk e zgjidhim dot tani. Rendesi ka se u kthyem bashke pas kaq shume vitesh ndarje e armiqesi. Per hater te femijeve çiftet mund te tolerojne ndonje tradheti. Kush do te kujdesej ne Ballkanin e hienave per Ulqinin e vogel, per Tivarin, per Prishtinen bukuroshe, per Shkup, Tetove, Gostivar e Çameri?!

Shkelqesia juaj!

donald luE rinisem me Rajersonin, erdhem tek Bushi, Clinton, Kerry dhe Donald Lu qe jeni Ju dhe keta po na shtypin serish. Njezet e pese vite te tjera pas pesedhjete viteve armiqesi, ne jemi serish te ushqyer keq, te shkolluar keq, harvardistet e shkollaret po marrin arratine ndersa banditet kane hyre ne parlament, kane hyre ne Qeveri. Nuk eshte me Noli sot. Eshte piktori para jush. Populli po iken nga syte kembet. Nuk e di si ndjeheni para tij.

Jane te hatashem shkelqesi. Ti ke pare vetem orat e kyceve qe vlejne sa makina juaj, por po te shohesh koleksionet e orave te blejne ty me gjithe godine. Ti i njeh mire dhe i di. Ne i njohim mire dhe i dime. Kot bejne si amerikane. Jane ne rol. Aktrojne amerikanizem. Ti e di mire qe zemrat i kane atje, ku e di edhe ti.

Na premtuat me sekretaren Clinton edhe treqind vjet miqesi. Si mund te ndodhe kjo shkelqesi?! Me kete ritem qe po i perzene shqiptaret nga Shqiperia duket qarte se duan te na zevendesojne me siriane te pafatë, afganë, me greke, serbe, maqedonë e muxhahidinë.

Nuk po zgjatem me shleqesi. Te gjitha i di ti. Po e ul zerin qe te mos degjoje njeri. Te shtunen kemi kongresin. As nuk zgjedh e as nuk do te zgjidhet. Per karafilin e kam, ashtu siç i thote vetes ai. Edhe keta edhe ata qe ishin nuk po dine si te na rrejne më. Asnjeri nuk vjen ne pushtet pa LSI-në. Ky e ka mendjen vetem per dialog, konsensus dhe integrim. Mbyll halle, nuk ka llafe te fut ne pune.

Shkelqesia juaj!

Edhe njehere gezuar. Besnikerisht të tutë tre miljon te kequshqyer, te keqshkolluar. Besnikerisht të tutë, nje ushtri me talente e harvardiste, kamariere, lavazhiere, kasape, qerues peshku, bastexhinj, pijanece e te papune. Do te qendroj sa te mundem ketu dhe kur durimi te sosë do te shkoj ne New York do t’i shaj te zinjte e ketushem si Konica, prej atje.

Prej ketu nuk ben pune.

Ne 91-shin isha ende femije dhe prisja qe Rocky Balboa te mundë Ivan Dragon ndersa sot pres qe mbi krimin te triumfoni ju. Ne jemi te kapur. Jemi te pafuqishem. Ata nuk fluturojne dot po ua shkulet atyre puplat që ua keni vene ju.

Shkelqesia juaj!

kreshnik osmani2Po e humbem betejen me lirine dhe me demokracine. Po e humbem betejen me drejtesine, mos beni gabim te na bashkoni. Keshtu siç jemi dhe nuk dime ku te futemi. Po u bene bashke te zinjtë qe na drejtojne, na hengren, na shqyen, na grinë.

Le ta dije kete z. Obama apo zonja e zoteria qe do te vije shpejt pas tij…!!!

*Autori i letres se hapur eshte kryetar i Partia Shqiptare Atdheu

Share: