Home KRYESORE Solidaritet me Francen, pse jo dhe me Turqine e goditur nga terrori!?

Solidaritet me Francen, pse jo dhe me Turqine e goditur nga terrori!?

Nga Mirela Cela Jorgo

Do te doja sot edhe une te uroja per diten e veres sic bejne te gjithe por nuk mundem pa ju kujtuar ju te gjitheve kur ndodhi atentati terrorist ne France.

Gjithe profilet e facebookut u mbushen me flamurin francez. Une isha ajo qe kam patur nje debat ne lidhje me kete fakt duke mos pranuar te vija ne profilin tim fytyren time te mbuluar me flamurin francez. Por ngushellova me zemer te gjitha ata viktima te terrorit.

Sot per ironi te fatit shoh nje super indiferentizem nga gjithe keta njerez ne lidhje me sulmin terrorist ne Ankara. Mos valle ne qeniet njerezore bejme diferencim midis atyre qe u vrane ne France dhe atyre qe u vrane ne Turqi???

A JANE NJEREZ EDHE ATA. Ku e keni solidarizimin per te denuar edhe kete akt teper te dhimbshem ku kishte gra edhe femije?? Terrori nuk ka ngjyre fetare, nuk ka ngjyre flamuri apo shtete te medha ? Mos valle ne shqiptaret jemi kaq servila dhe ne te tilla ngjarje kaq te dhiumbshme? Pse keta viktima qe u vrane sot ne Turqi jane me te ndryshem nga ata te Frances? Pse si mbuloni edhe tani profilet tuaja me Flamurin turk????

Ky eshte absurditeti i logjikes njerezore , te ndash ndjeshmerine vec per nje shtete dhe vec per nje shtet tjeter vetem per servilizem Po e ritheksoje me force , per SERVILIZEM. E gjitha kjo nuk me pelqen. Ndjeshmeria jone si popull eshte ne zero .Thjesht jemi fasade e gjalle.

Share: