Në një raport konfidencial të policisë franceze dhe shërbimeve sekrete, të publikuar nga Newsweek në gjuhën serbe, thuhet se kamikazi Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë përdornin sim-karta telefonike të Shqipërisë e Kroacisë.
Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin prej tyre kishte kartë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton Klankosova.
Nuk dihet ende ku dhe si janë blerë kartat telefonike. Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”.
Nga dokumentet, po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, ka folur disa herë me një numër telefoni celular në Kroaci, trasmeton Dita.al