Nga Luan Kurti
Blushi ka shpalosur platformën për Kongresin si më poshtë:
1- Parimi i parë nuk mund të konsiderohet i fundit.
2- Parimi i dytë ka parasysh të parin, që të mos konsiderohet i parafundit. Pra, varet
nga këndi i shikimit që në këtë rast duhet të jetë nga lart- posht dhe jo anasjelltas.
3- Parimi tretë ka shumë vlerë, njëësoj si gishti tretë i dorës që është më i gjatë se
dy të tjerët dhe mban peshën kryesore të platformës.
4- Listat e antarësisë të jenë reale dhe jo si lista borxhesh ku shkruhet edhe në kapak
5- Delegatët të jenë socialist –socialist dhe jo rilindas -socialist.
6- Parimi i pestë ka për qëllim, jo dietën por shëndoshjen e partisë. Nuk themi kot trupi i shëndoshë, të shëndosh mendjen.
7- Në këtë konteskt (parimi i shtatë), jam për zgjerimin e bazës së të majtës me të majtë, por me kusht, që kushtet t’i vendosim ne dhe jo LSI -ja.
8- Parimi një anëtarë një votë, të respektojë fshehtësinë, konfideacialitetin dhe për këtë të fiken kamerat dhe të bllokohen valët e celularëve, në një rreze sa largësia Tokë- Hënë!