Home KRYESORE TRE KATEGORITË E NJË SUBJEKTI POLITIK.

TRE KATEGORITË E NJË SUBJEKTI POLITIK.

Nga Luan Kurti

Partitë politike në Shqipëri për nga përbërja mund të kategorizohen në tre grupe nisur nga sjelljet dhe cilësitë individuale që manifestojnë. “Dinjitarët”, “Të urtët”, “Militantët”. Grupi i parë nuk konformohet lehtë, ka sens kritike, analize; Grupi i dytë është më punëpaku, por edhe më përfituesi nga torta e pushtetit. Ata janë qëngjat e urtë që pinë dy nëna; jovertebrorë, që “bëjnë diellin të qeshë, bëjnë hënën të qajë”…”. Grupi i tretë – militantët, janë kryesisht njerëz të thjeshtë, të vuajtur, që janë nën efektin e propogandës. Ata janë mu si tifozët e dehur, për të cilët nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes, por aksioni mbi kundërshtarin. Nga të tre grupimet “të urtët” janë pjesa më e errët, më e frikshme, më e paparashikueshmja, më dëmsjellësja, sepse janë të dijshëm, racional dhe gjakftohtë. Ata do kapërcenin jo vetëm nga një subjekt në tjetrin po t’u konvenonte, por edhe ylberin. Ata janë Niçean, por maskohen si Sokratë. Kjo dyfytyrësi e species në fjalë shprehet edhe në retorikën e Migjenit: “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun?”

Share: