Home KRYESORE Qeveria i shpall lufte Internetit

Qeveria i shpall lufte Internetit

Nga ShqipOn

Interneti dhe Demokracia

Interneti përmban në vetvete farën e Demokracisë, përhapja dhe përdorimi i tij do të sjellë më shumë trasparencë dhe më shumë qarkullim të informacionit, në të gjitha fushat e jetës ekonomike, politike dhe sociale të erës tonë, duke përshpejtuar proçesin e “demokratizimit real” të shoqërisë sonë.

Parimi mbi të cilin ngrihet Interneti është nevoja për të decentralizuar qëndrat vendimmarrëse, duke i lejuar shumë hallkave të rrjetit të mund të komunikojnë mes tyre nëpërmjet rrugëve të shumta por jo të paracaktuara.

Po të kujtojmë se në fakt, ky fenomen u mendua për një luftë eventuale bërthamore, prej komandës ushtarake amerikane për të rritur aftësitë mbrojtëse në rast sulmi ndaj Pentagonit, duke decentralizuar vendimet ushtarake amerikane në shumë pika të territorit, të lidhur mes tyre në një rrjet jo hierarkik. Kjo nevojë ushtarake bëri që në fakt të modifikohej struktura e pushtetit në të gjithë botën, e bazuar mbi struktura piramidale që falë pushtetit të tyre kontrollonin informacinonin dhe e shpërndanin sipas oreksit të tyre masava të gjera.

Ende sot, i gjithë organizimi ynë social është i bazuar në struktura pushteti hierarkik. Të tilla janë psh institucionet fetare deri tek ato ushtarake, që nis nga Gjeneralët, duke kaluar nëpër grada deri tek ushtari i thjeshtë. Edhe shteti është i organizuar në mënyrë analoge, nga Presidenti i Rrepublikës, Ministrat deri tek strukturat hierarkike territoriale. Mund të vazhdonim me pjesën më të madhe të organizimeve ekonomike-sociale, si partitë politike, sindakatat, ndërmarrjet private apo publike etj. Të gjitha kanë të përbashkët struktura thellësisht hierarkike, me shkallë pushteti preçize dhe shkëmbime informacioni të rregulluar nga lart poshtë.

Interneti, përkundrazi nuk është një Rrjet hierarkik, që shkëmben iniformacione në mënyrë jo në tradicionale, informacioni nuk është i filtruar nga struktura pushteti, është i lirë të qarkullojë në rrjet me kosto shumë të ulët, pa çensurë, me skemën e komunikimit një me një, një me shumë, shumë me shumë.

Ndryshe ndaj vizionit të përgjithshëm induktuar prej mjeteve tradicionale të komunikimit (televizonit, radios, gazetave), Internet nuk është vetëm një biblotekë universale ku mund të kërkosh informacione, por kryesisht një mjet shumë i fuqishëm i komunikimit të informacionit, duke përdorur shumë instrumenta që integrohen mes tyre (shërbime të postës elektronike, email, newsgroup, chat, telekonferencë, video on demand, foto etj) duke e zgjeruar konceptin e komunikimit qoftë në hapësirë ashtu dhe në kohë.

Rezulton në fakt shumë e lehtë dhe ekonomikisht pak i kushtueshëm, të kontaktosh mijëra persona në çdo cep të botës në kohë shumë të shpejtë, më instrumenta të thjeshtë dhe të shpejtë si kurrë më parë, duke shtuar komoditetin për të ndjekur lidhjet atëherë kur e ke më të rehatëshme, duke i përdorur pra të gjitha këto mjete që Interneti mban në vetvete.
Kjo tërësi instrumentash, rrit në mënyrë të pabesueshme “lidhjet njerëzore”, duke nga lejuar të njohim shumë persona, afër dhe larg, që ndajnë me ne të njëjta ide dhe projekte apo interesa të çfarëdo natyre.

Dikush mund të thotë që këto lidhje janë vetëm “virtuale” dhe si të tilla nuk ndikojnë në jetën tonë reale, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt Njeriu nga natyra e tij, është i dhënë pas komunikimit me të ngjashmit e vet dhe kurioziteti i tij i lindur e çon drejt kërkimit dhe të një kontakti real me një person që e ka njohur vetëm virtualisht. Mund të bëhen miliona shembuj, ku pasi njihen për një kohë online, me disa prej tyre ndoshta të lind dhe dëshira për ti takuar realisht për të forcuar miqësinë ose interesat.

Një tjetër pikë kyçe e strukturës mbajtëse të Internetit është fakti se: Nuk ka një Pronar të Internetit!

Për natyrën e tij, Interneti është një strukturë me shumë pronarë, të vegjël dhe të mëdhenj që vënë bashkë burimet e tyre, në mënyrë jo hierarkike por barazie, duke e bërë kështu të pamundur kontrollin e informacioneve dhe mesazheve të shkëmbyera në rrjet.

Të gjitha këto janë bërë të mundshme falë largpamësisë së shumë service provider të vegjël, që kanë investuar për të krijuar një pikë aksesi në Internet, duke patur realisht të njëjta mundëi faktike pavarsisht fuqisë së strukturave të mëdha ekonomike apo dhe të vetë shteteve kombëtare.

Pra me pak fjalë, fuqia e Rrjetit qëndron pikërisht tëk liria e tij e brendshme dhe mungesa e detyrimeve hierarkike me organizata të mëdha, duke lejuar individin të marrrë pjesë me armë të barabarta me fuqi shumë më të mëdha se ai.

Nga ky faktor lind potencialiteti demokratik i Internetit që themelohet mbi lirinë e shprehjes të individiëve të thjeshtë në të njëjtën nivel me struktura të mëdha të pushtetit, duke lejuar kështu të hidhen në rrjet ide, të mund të bësh vlerësime mbi ato, duke mos u varur nga fuqia ekonomike dhe politike të atij që i vë këto ide në qarkullim, duke i dhënë të gjithëve të njëjtën dukshmëri potenciale. (Krahasojeni me TV, i cili eklipson miliona njerëz dhe pompon vetëm partitë dhe njerëzit e sistemit duke kalibruar goditjen dhe përdorur efekte speciale sipas rastit)

Flasim për mundësi “potenciale” sepse në fakt ekzistojnë edhe në rrjet, kufizime dhe ndërhyrje të fuqive ekonomike dhe politike, që po përpiqen të kufizojnë faktorin demokratik të rrjetit, duke krijuar monopole dhe katalizuar vëmendjen e personave tek interesat e tyre, me instrumenta të ndryshëm (ligje, portale, banner, ushtri hakerash të sistemit). Ekzistojnë sidomos në vendet me demokraci fiktive, struktura që synojnë të monopolizojnë Internetin, duke blerë dhe kontrolluar pikat e aksesit, por të tilla operacione nuk mund të kenë sukses afatgjatë, sepse Interneti është modeluar krejtësisht mbi lirinë e cila në fund triumfon gjithmonë!

Kjo në fakt është sot Shpresa e të gjithë neve që duam demokracinë dhe lirinë!

 

Share: