Home KRYESORE TRIUMFI I ANTI-POLITIKES !

TRIUMFI I ANTI-POLITIKES !

Nga Besnik Aliaj

Sot jetojme ne shoqeri te hapur dhe diverse, dhe ne parim ka dy menyra si te qeverisesh dhe mbash rregull ne shoqeri: permes POLITIKES dhe ndertimit te urave te kompromisit; ose permes me forces dhe me nje lloj DIKTATURE! Meqenese ne si shoqeri kemi nje pervoje te hidhur ne diktature, po fokusohem te sqaroj se cfare nenkupton te besh politike. Analisti amerikan David Brook e pershkruan keshtu – “Politika perfaqeson nje aktivitet publik, qe nder te tjera ka aftesine te dalloje ekzistencen e grupeve te ndryshme, duke pranuar faktin se ato kane interesa dhe opinione te ndryshme e me diversitet te larmishem”. Politika ka te beje pikerisht me balancimin e ketyre interesave, dhe arritjen e nje kompromisi social, qe perfshin me se paku shumicen e aktoreve ne shoqeri. Ne kete proces politika bazohet ne punen se saj tek instrumenta si: kushtetuta, tradita e shoqerise, morali dhe legjimiteti i saj, etj.

Por ne politiken reale eshte e veshtire t’i arrish gjerat teresisht ashtu sic i mendon ne fillim. Kjo ndodh pasi ne kontekstin e shoqerise ka mjaft kufizime, dhe njerezit pergjithesisht pranojne ate qe konsiderohet si me e mira e mundshme ne kushtet e dhena. Dhe pikerisht kjo eshte e bukura e politikes: njerezit bisedojne, debatojne, mund edhe te konfliktohen me ide, por ne fund te fundit ata arrijne te kuptojne njeri-tjetrin, dhe konkludojne duke i balancuar interesat e perbashketa permes kompromisit, gje qe i garanton te ecin para me nje lloj mirekuptimi. Ne cdo rast kjo eshte me mire se alternativat autoritare te tiraneve, te cilet synojne t’u imponohen me dhune gjithe te tjereve. Shkurt, mund te thuhet se politika eshte nje lloj arti dhe menyre DREJTIMI PA DHUNE e shoqerise edhe pse kjo e fundit eshte e ndare ne interesa dhe opione!

Por vitet e fundit kemi pare te ngjiten ne skene, gjithnje e me shume, njerez te cilet – sic thuhet ne gjuhen popullore – “nuk e njohin vijen e kuqe qe nuk duhet kaluar”. Keta lidera te rinj politike jane KUNDER POLITIKES. Shembuj te tille i hasim tek “Syriza” (Greqi), Trump (SHBA), “Tea Party” (Britani), “5 Stelle” (Itali), Podemos (Spanje), apo edhe “Vetvendosja” (Kosove) e “Rilindja” (Shqiperi). Keto levizje politike kane te perbashket faktin se synojne te zgjedhin ne drejtim te politike-berjes dhe vendim-marrjes individe te cilet nuk kane eksperience politike. Ato synojne te promovojne sa me shume njerez nga “jashte sistemit”, te cilet deligjitimojne lehtesisht idene e kompromisit dhe ndertimit te marrveshjeve sociale. Kjo behet me synimin qe te shkaterrohen traditat politike dhe rregullat e lojes (te cilat i japin legjimitet vete procesit te vendim-marrjes), mjaft qe liderat e ANTI-POLITIKES te fitojne sa me shume pushtet.

Qartesisht keta personazhe politike as nuk denjojne te njohin ekzistencen e njerezve te tjere, dhe vuajne nga nje lloj NARCISIZMI POLITIK, sipas te cilit ata nuk pranojne legjitimitetin e interesave dhe opinionit te te tjereve. Ne te kundert, ata nuk njohin kufizime per veten, madje duan fitore totale per veten apo doktrinen e tyre. Kjo tendence per ANTI-POLITIKE ka patur efekt shkaterrues mbi vete demokracine, duke shkaktuar mbivendosje te institucioneve dhe spirale te kthimit prapa. Keshtu njerezit e ANTI-POLITIKES zgjedhin qellimisht parlamentare qe nuk kane as experience dhe as aftesi politike dhe ligjvenese. Madje shpesh ata jane njerez te rendomte. Kjo paaftesi e tyre con ne mosfunksionimin e qeverise, gje qe me pas gjeneron me shume neveri per vete qeverisjen duke stimuluar nje kerkese edhe me te madhe per “outsiders”, te cilet ne nje rreth vicioz e perkeqesojne situaten akoma me shume.

Njerezit e ANTI-POLITIKES nuk pranojne qe politika ka kufij. Ata bejne premtime te cmendura, dhe rrisin premtimet jorealiste te shoqerise. Kur premtimet nuk mbahen, votuesit behen cinike nga zhgenjimi, gje qe inkurajon edhe me shume ANTI-POLITIKEN. Perfaqesuesit e kesaj fryme refuzojne kompromisin politik dhe social, dhe bllokojne procesin legjislativ. Nderkohe mungesa e realizimeve te premtimeve elektorale, shkaterron edhe me tej besimin publik, duke e bere arritjen e marrveshjes me te veshtire, ne mos te pamundur. Per shembull, a nuk kemi ne sot nje Parlament dhe Qeveri qe refuzojne te marrin ne konsiderate vendimet e gjyqesorit? A nuk jemi ne sot ne nje situate ku politikanet nuk shprehen, nuk bejne marrveshje, dhe nuk ndermarrin iniciativa politike e ligjore? Pra a nuk jemi ne nje pike ku KOMUNIKIMI NORMAL POLITIK eshte shkaterruar? Pikerisht kjo i ben njerezit te tensionohen dhe ngrene zerin edhe me shume, gje qe shkaterron perfundimisht cdo ure komunikimi si ne aspektin politik edhe ate social.

Nderkohe, liderat e ANTI-POLITIKES perceptohen nga publiku si personazhe jo-tradicionale, dhe si nje ndarje nga politika standard. Ne fakt ata perfaqesojne kulmimin e nje trendi disa-vjecar te nje deshire per “outsiders”. Kjo perfaqeson de fakto nje triumf te politikes dhe retorikes qe nxjerr jashte loje komunikimin mes paleve. Perfaqeson renien partive politike bashkekohore, si dhe deshtimin e rendesise se vete politikes. Por kjo menyre e te berit politike perfaqeson edhe nje shteg qe ne fakt ne e kemi kontestuar si shoqeri qe ne vitin 1990. Po keshtu kane konfirmuar edhe “baballaret” e Kushtetutes se Republikes se Re (1998), e cila ne se eshte demtuar ne fryme ne keto vite, eshte bere pikerisht per shkak te nderhyrjeve te natyres ANTI-POLITIKE qe i jane bere ne vite dhe tentojne t’i behen edhe ne kete moment. Prandaj jo rastesisht sot, po ndihet gjithnje e me shume nje lloj presioni dhe dhune ne menyren se si qeverisemi aktualisht, nderkohe qe ne terren po ngjizet ne heshtje nje fryme revolte, e cila kur te shpertheje mund te kete pasoja te renda pikerisht nga shkaku i vrasjes se cdo ure dhe instrumenti komunikimi nga fryma ANTI-POLITIKE.

Po t’i hedhim nje sy edhe linguazhit politik dhe ligjerimi publik te lidershipit te ANTI-POLITIKES, sot dallohet qarte nje stil sulmi oral, ku kushdo qe kundershton ose kritikon modelin politik dhe qeverises, trajtohet si idot, i lig, dhe i deshtuar. Nga ana tjeter votuesit dhe mbeshtetesit e kesaj lloj politike nuk duket se jane shume te interesuar per nje proces politik. Ata duket se kerkojne me shume nje lloj SUPER-HEROI, si nje prove e keqe se sa nevoje ka realisht vete nje shoqeri per nje sistem autoritar. Dhe ky duket se nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar. Shkurt, mund te thuhet se POLITIKA ka dale ne pension, ndersa autoritarizmi per fat te keq duket se po fiton terren! Prandaj pergjigjia me e besnik aliajmire ndaj ANTI-POLITIKES ne fjale eshte vete POLITIKA, si dhe njohja qe kjo e fundit i ben ekzistences se njerezve te tjere te thjeshte; si dhe halleve e interesave te tyre. Arma e forte e POLITIKES konvencionale eshte pikerisht kenaqesia e te pranuarit te ekzistences se diferecave ne interesa dhe opinione, si dhe kembengulja per arritjen e marrveshjeve sociale dhe jo te gjenerimit te konfliktualitetit politik!

Share: