Home KRYESORE Unë dhe Atdheu dy të dashuruar të pakuptuar…

Unë dhe Atdheu dy të dashuruar të pakuptuar…

Nga Luan Kurti

Çdo komb është krenar për prejardhjen e tij. Këtu s’bëjmë përjashtim as ne shqiptarët. Por në varësi të kushteve, rrethanave, situatave, gjendjes social – ekonomike, funksionimit të shtetit dhe sistemit të drejtësisë, kjo ndjenjë mund të pësojë ulje – ngritjet e veta.

Në këtë kontekst krenaria e një amerikani apo evropiani të “perëndimit” sot është e përligjur, e dallueshme kjo me krenarinë e qytetarëve të vendeve ku sistemi nuk është funksional dhe ka pësuar deformime të paimagjinueshme. Kjo ka ndodhur sidomos në vendet ish – komuniste.

Krenaria për origjinë është diçka e ngjizur, e edukuar, e trashëguar; jo një dëshirë, një tekë apo kërkesë e çastit; por domosdoshmëri, nevojë e përhershme e individit për identitet.. Në këtë kuptim padyshim jam krenar që jam shqiptar, por…

Unë dhe Atdheu im jemi si dy të dashuruar të pakuptuar, deklaratat e të cilëve për përjetësi në altar, reflektojnë jo domosdoshmërisht të ardhmen.

Në një realitet të zymtë, ku pyetja me të cilin shkojmë në shtrat në pragnatën e thellë është: “Po nesër?!”- zor se mund të flitet për krenari. Në këtë sakrilegj dhe aktçbërje ndihesh si një trung i nxjerrë rrënjësh….

Share: