Home KRYESORE Ai tentoi te me tradhetonte me miken time…

Ai tentoi te me tradhetonte me miken time…

Nga Romina Kosovari*

Janē disa femra romantike nëpër botë të cilat ende kërkojnë dashurinë. Kërkimtare …idealiste që përfundojnë të humbura e të marra…

Edhe unë jam njëra ndër to…specie në zhdukje… E dini pse? Sepse kjo botë është improvizim per shumë meshkuj… Ndjenja e pastër dikē e vret… Një femër e pastër shpirtrisht është pasqyre vrastare për mediokrit.

Tregimi im është I dhimbshëm … Ka plot ndjenja qe shuhen, histori pērtej dhimbjes …femra qe e humbin çdo ndjenjē të kesaj jete…, se çdoherë dhanë shumë e nuk morên asgjë përveç poshtrimit.

Unë dhimbjen vendosa ta hedh në letër ndryshe do ngulfatem …si shumë të tjera…

Dashuria nuk është vetem seks. Eshtë ndjenja ajo që tejkalon universin. Ajo ndjenjë për të cilën qesh, për të cilën qan, për të cilën je në gjendje të sakrifikosh çdo gjë vetem e vetem qe të triumfoje në fund.

Një shikim I personit që do, të mbush me jetë një përqafim të lumturon, një fjalë e mirē prej tij të jep forcë…

Por të gjitha keto ranē poshte. Për të dashurin tim ishin tē pavlera, ai donte seks kafshësh madje bënte shaka me mua…

Kur dashurohesh me dikē e pranon ashtu si është…Madje Edhe të metat e tij të duken të mira…

Ndodh qe atij personi tē ja duash dhe budallallëkun…gjë që p.o. ta shifje tek dikush tjetër, do tmerroheshe!

Kështu duke kërkuar dashurinë ndihesh e veçantë p.o. e gjete, gjë që ndodh rrallë, ndihesh hyjni.

Në të shumtën e rasteve mbetesh duarbosh duke mos marrë si shpërblim asgjë përveç poshtërimit,thyerjes së personit tënd, përbuzjes dhe jo më kot, zgjedh jetë oshënari apo murgeshe.

Kur pērbuzet ndjenja hyjnore nga ai, të cilit Ia kushton me mish e me shpirt, çfarë pret tjetër. Njeriu nuk I ka njëqind shpirta. Nuk mund të duash secilin! Fisnikria mbetet fisnikri edhe pse përbuzet!

Ndërsa unë u përbuza keq!

Mikja ime e jetës më ftoi në darkē mua dhe të dashurin.

Ajo ishte e lumtur qē unë besoja në dikë që, unë p.o. dashuroja.

Cdo herë në bisedë e sipër I kam treguar te dashurit për shoqërinë tonë për respektin dhe reportet që i kishim me njëra tjetrën

Mendoja që do ta çmonte këtë gjë, por nga ajo darka…, une e kuptova që për të nuk kishte as edhe një vlerë në këtë botë ndjenja!

Komplimentet nē fillim të bisedës, apo mē mirë tê them takimit që i bente ai mikes sime, i merrja si shenjē respekti nga ana e tij

Mirēpo sa vinte e nxehej bisedimi nga ana e tij gjē që më shkrepi në kokë se dicka s’është në rregull!

Afër tij isha unë e dashura që më premtonte të behesha gruaja e tij. Por jo në ato çaste nuk p.o. ekzistoja!

Ai fliste me shoqen time, mua mē copētohej shpirti… Cdo gjë më dukej njē ankth… Ai që fliste ishte njeriu për të cilin kisha nga vetvetja, sepse e doja! Ai që fliste ishte njeriu për të cilin thurja endrra, thurja vargje por jo…Tani më shfaqej një njeri të cilin unë se njihja fare!

Komplimentet tani nuk ishin per mua, vemendja e tij nuk ishte tek une, por tek mikja ime e ngusht!

Ajo behej sikur nuk p.o. I vërente gjestet e tij. Te dyja ishim pjese të një drame të cilën nuk donim ta merrnim për të vërtetë!

Një miqësi e krijuar me vite, mike qe ja njihnim shpirtin njëra tjetrës tani p.o. thyeheshim në bisedën e një mashkulli…

Ndërsa egoja e tij kish arritur kulmin, duke pretenduar dy gjera: poshterimin tim dhe prishjen e njē miqēsie të rrallë.

Ai ndoshta besonte se ishte supermashkulli qe I bindeshin të gjitha dhe për të prishnin cdo gje !? Por jo ne në këtê rast. Atë natë për të, nga një gocë e zgjuar u shndërrova në një naive! Nga një mike e shpirtit, në një të pavlerë, nga një guximtare në një të paaftë!

Nëse gjithe kēto muaj pati vëmendjen kah unë, atë natë nuk ma dhuroi as edhe një shikim. Neše takimet tjera më ledhatonte, atë natë prekte këmbët e mikēs sime nën tavolinë!

Më premtoi dashurinë për të cilën digjesha, por jo unë më nuk p.o. e meritoja…!

Cdo fjalë e tij që dikur më lumturonte, atë natë ishte një plumb për mua.

Ja kam dhene dorën në momentin mē të vështirë të jetës së tij dhe, si shpërblim më dha poshtërsinë më të madhe që kisha përjetuar ndonjëhere.

Për gjestet e tij unë turpërohem para mikes sime, turpërohem para vetvetes. Më vjen të mbytem në lot për iluzionet e mia të marra!

Për kë paskam endërruar?! Për dikë që shkeli mbi qenien time. Për dikë që i ofrova dashurinë e pastër… për dikë që theu besimin ne mua… Për dikë që në çdo rast do më lëndonte dhe më keq…

Një femër që do vërtetë te dashuroje, I duhet njē kohë e gjatë të rilind pas një vuajtje të tillë dhe kur të shërohet, zor se do besoj prapë…!

Shenim: Kjo histori e treguar thjeshte eshte e vertete. Emri i autores per arsye te kuptueshme nuk eshte i verteti. Rrefimi vazhdon ketu

Share: