Nga Artan Fuga
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të parakohshme.
Mendoj se e ka seriozisht.
Partisë socialiste i intereson ta ndërpresi mandatin e saj në pushtet tani në mënyrë që këtë periudhë të shkurtër që ka mbetur deri në zgjedhjet e vitit 2017, ta eliminojë.
Duke i bërë zgjedhjet tani eviton që elektorati të brehet edhe më tej që sidomos gjatë vitit të fundit të mandatit ikën si minjtë nga Titaniku atë natë, ka prirje të iki në drejtime të paditura.
Me zgjedhje të parakohshme e gjen opozitën e papërgatitur, partitë e tjera të trullosura, dhe kështu kap një mandat të ri.
Aq më shumë qërohen hesapet edhe me gardën e vjetër socialiste që kryesia ka nëpër këmbë. Si edhe hiqen ata deputetë që kanë krime në cv.
Ndryshohet edhe një pjesë e qeverisë pa çak e pa bam. Pjese që duket se e ka lënë fare muhabetin për të administruar punët e shtetit.
Eshtë pa ide e pa busull.
Kështu shkurtohet një mandat për të marrë tjetrin.
Nuk jepet llogari për premtimet elektorale sepse gjendet preteksti për të thënë : Ja nuk na lanë ta mbarojmë mandatin!
Reforma në drejtësi është pretekst për zgjedhjet, dhe jo zgjedhjet alibi e presion për reformën në drejtësi.
Ehuu, sa ka zanati…!
Nuk e ka keq llogarinë deputeti Pandeli Majko.