Nga Enes Neza
Qasja juaj Artan Trebicka eshte krejtesisht Aryestim Subjektiv, e si i tille nuk mund te sherbeje ne nje debat te vlefshëm mbi per kete çështje, e cila shkon pertej interesave personale te çdokujt. Menyra juaj te arsyetuarit nuk e njeh konceptim e Parimit, e per kete ajo mund te vleje vetëm per ju, e jo per te tjerët.
Per ju e drejte, apo e gabuar eshte vetëm ajo qe ju intereson juve, pra ajo qe perputhet me bindjet tuaja. Secili ka lirinë e fjales, por kjo nuk do te thotë se cdo gje qe thuhet eshte me vend.
E ne kete rast thirrjet tuaja janë ne kundërshtim me parimet e Demokracise liberale, e cila eshte neutrale dhe nuk merret me gjykimin se çfarë eshte e moralshme e çfarë jo.
Ju zotëri ndoshta nuk e dini, por ne jetojmë ne nje sistem demokratik, e jo ne komunizëm. E kemi lene ate regjim prej kohesh, ndonëse njerëz me mentalitet te tille jetojnë akoma ne mesin tone, e me raste edhe japin mësim neper universitete.
Nese per ju ndalimi i fese ka qene nje nga arritjet me te medha (te komunisteve ne fakt), per popullin shqiptar liria e besimit ka qene nje nder fitoret me te medha pas komunizmit.
Nese juve ju shqetëson laiciteti, atëherë une po ju garantoj se kjo behet pikërisht per ta forcuar laicitetin. Gjasat janë qe versioni qe do t’u serviret nxënësve, te jete nje ‘version i sekularizuar i fesë’, pra e zhveshur nga pjesa praktike e saj.
Mos prisni qe nga bankat e shkolles te dalin vajza me ferexhe, e as prifterinj me veladon. Kjo perpjekje behet per te rritur mirekuptimin me njeri-tjetrin.
Edhe une personalisht nuk jam aspak entuziast per kete pune, por per asye te tjera, kretesisht objektive.