Kjo ka të bëjë me vëzhgimin, monitorimin, ndërhyrjet, zgjidhjen e detyrës e ndërhyrjet racionale, ndërhyrjet në nivel të brendshëm apo të jashtëm. E dyta lidhet me veprimet e lidershipit. Kjo lidhet me veprime specifike brenda vetë detyrës ose nga jashtë (mjedisin e ekipit).
Nqs kemi qëllime të qarta, standarte e struktura efektive në vendimarrje do të kemi një performancë të lartë në detyrë. E treta lidhet me efektivitetin. Fokusimi tek efikasiteti lidhet rezultatin, zhvillimin e kopetencave të ekipit, angazhimin, klimën bashkëpunuese, standartet, mbështetjen dhe njohjen. Vlerësimi mbi qënien efektiv kërkon vendim, veprim dhe përqëndrim konkret në funkdion të situatës dhe në të mirë të ekipit dhe të të gjithëve.
E nevojshme është aftësia për një zgjedhje strategjike në funksion të përshtatshmërisë dhe aftësive për ndërhyrje. Këto aksioma nqs i atribohen një individi (kushdo qoftë) do na sjelli në cikle të mbyllura dhe jashtë kohe, ndërsa nqs i atribohen zhvillimit të ekipeve dhe të ngelurit vlerë e shoqërisë na afron si konkurues vlerash, kapacitetesh në shoqëritë e avancuara.
Në qoftë se ne nuk do bëjmë asnjë nga këto, por do sillemi si qëndra e rendesës e botës, do përfundojmë gazi botës, rubrika humori në portalet më të njohura botërore! Mungesa e efiçencës lidhet me paaftësinë, papërgjeshmërinë. E sotmja nuk pranon eksperimente dhe lajthitje, e nesërmja … mund të ketë shumë pak vlerë!