Home KRYESORE 8 shenime te Gjigantit per parkun e liqenit

8 shenime te Gjigantit per parkun e liqenit

Nga Erion Kristo

Shenime per parkun e liqenit

1. Qysh ne krye te heres kam qene qe ne parkun e liqenit te kete nje infrastrukture mikpritese, e sidomos kend lojerash per femije. Ne fakt kam qene per ngritjen e disa minikendeve te shperndara neper park dhe jo per nje megapark. Gjithashtu kam qene per lojera druri e jo per mbeturina plastike qe kane mbetur nga prishja e lokaleve te ndryshme. Parku nuk e pranon plastiken.

2. Shyqyr qe ja arritem dites qe opozita te rrihet per pemet. Eshte nje fitore per demokracine.

3. Policia bashkiake ka marre disa funksione antiligjore, si arrestim, rrahje, etj. Gjithashtu policia e shtetit (me germa te vogla), nuk ben me dallim midis trafikanteve te droges dhe qytetareve protestues, duke mbajtur maska ne fytyre dhe duke mos mbajtur numrat perkates. Kjo polici arreston ne menyre te paarsyeshme qytetaret, duke mbjelle terror. Pra, ata qe duhet ta luftojne terrorin, e mbjellin ate.

4. Keshtu si kane vajtur punet, ku shoqeria civile rrihet, policite rrahin dhe rrihen nga opozitaret, jemi ne nje ngerc. Mua nuk me ngjallin besim as pozicionet e ngurta te shoqerise civile, as irritimi i opozites, as lojerat me shkop gome e mburoja te qeverisjes. Une besoj te dialogu. Dhe keshtu si jane gjerat, te gjithe do dalin te humbur.

5. Sa here qe shikoj nje polic bashkiak, mendoj se ai person mund te kete qene nje kriminel dikur dhe eshte veshur me rroben e pushtetit. Heronjte e shtetit ligjor ne fakt mund te jene shkelesit me te medhenj te ligjit. Autoritetet e bashkise (me germe te vogel) duhet te japing shpjegime nese eshte e vertete qe police bashkiake te rekrutuar kane qene shkeles ligji. Sepse kjo minon totalisht besimin te shteti ligjor, kur ai qe te tregon ligjin, eshte dhunues i tij. Kjo me ben te jem i prirur te mos jem pozitiv ndaj institucioneve, po shperfilles.

6. Autoritetet shteterore nuk duhet te provokojne shoqerine civile. Ata nuk duhet te krijojne dasi, as te veshin police si protestues. As te shpikin viktima te dhunes. Te gjitha keto skuthlleqe do rezultojne me deshtim, por dhe me neveri. Lereni shoqerine civile te protestoje sa te doje.

7. Ndryshe nga shume njerez, une besoj te kultura qe Kryetari i bashkise ka marre ne perendim, te kultura e komunikimit dhe dialogut. Asnjehere sdua t’u mesoj klarineten ustallareve, se nuk me shkon ky zanat. Por nese do te isha vete kryetar, do fitoja duke humbur. Do t’u tregoja te gjitheve se e degjoj zerin qytetar, edhe kur ky nuk perfaqeson shumicen. Do terhiqesha nga projekti, ne menyre qe edhe te shuaj te gjitha zerat per procese antiligjore. Nuk do kembengulja ne gabim. Do mblidhja keshilltaret bashkiake. Do dialogoja. Po nuk do godisja, se keshtu do t’u jepja legjitimitet.

8. Po e mbyll me nje thenie te djalit tim te vogel. Kur degjoi per situatat nga televizori qe ne po shikonim, tha: Sa kot qe jane. Nese presin pemet, nuk do kete oksigjen. Pa oksigjen, femijet prape do semuren nga gripi. E ca fitojne keta?

P.S. Une them se duhet te degjohet edhe me shume zeri i intelektualeve dhe i shumices se heshtur.

Share: