Home KRYESORE Arena e qorrave…

Arena e qorrave…

Nga Ylli Dylgjeri

Mundohem ta fotografoj Arenën. Se fus dot që se fus në objektiv. O më del jashte fokusit kulla, o më del jashtë stadiumi, o dal qorr Unë! E si mos mjaftojnë sytë qorre, as po dëgjoj më! Këtu kryeministri ka të drejtë.

Qorrat po bëjnë zhurmë?

Duan edhe stadiumin e rri edhe të vjetrin edhe modernin, edhe me PPP edhe me fitim, edhe qënder biznesi edhe zyra edhe parkim, edhe shërbime edhe kullë edhe tullë, edhe 14.000 metra katror për biznesin edhe 4000 metra për Federatën e Futbollit, edhe, edhe…

Nëse edhe këto nuk doni ti shikoni, atëhere shihni pllakën Memoriale në hyrjen e Arenës, që e bën ëndrën e shqiptareve realitet.

I pahaharruar qoftë kujtimi i Qemalit! Edhe ky ishte qorr…

Share: